LAJMI I FUNDIT:

Tifozët vërshojnë rrjetet sociale duke thënë se shorti i Ligës së Evropës ishte i manipuluar

Tifozët vërshojnë rrjetet sociale duke thënë se shorti i Ligës së Evropës ishte i manipuluar

Shorti i Ligës së Evropës që vuri përball Manchester Unitedin dhe Barcelonën është cilësuar si i manipuluar nga tifozët.

Skuadra angleze do të takohet me atë katalunase, por nuk është pritur mirë nga tifozët e futbollit në mediat sociale.


Kjo për shkak se ata besojnë se shorti ishte i manipuluar pasi ato ishin dy skuadrat e para jashtë mundësisë për t’u vënë përballën njëra-tjetrës bazuar në përqindje.

Barcelona and Man United line up for a Champions League showdown. Image: Alamy

Dueli mes Man United dhe Barçës bëri që mediat sociale të mbingarkohen nga komentet, pasi tifozët në internet goditën UEFA-n.

Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Man United vs Barca nuk mund të më thoni se kjo gjë nuk është e manipuluar”.

Një postim i dytë në Twitter: “Shorti i UEFA-s është i manipuluara, të gjithë e dinin se do të ishte Barca vs Man United”.


Një i tretë shtoi: “Barca vs Man United u manipulua që kur u mësua se Barça do jetë në Ligën e Evropës”

Një i katërti komentoi: “Shorti i Barçës kundër Man United është i manipuluar”.

Një tjetër tha: “UEFA tashmë e dinte se mund të mos e merrnin përsëri këtë lloj mundësie në fazat e eliminimit, kështu që ata duhej të bënin një mënyrë që Barça dhe Man United të luanin me njëri-tjetrin”.

Man United dhe Barca do të përballen në garat evropiane për herë të parë që nga viti 2019.

Ndeshjet e para të play-off-it do të zhvillohen më 16 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 23 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori