LAJMI I FUNDIT:

Arteta thotë se dominuan Chelsean, derisa kishte një paralajmërim edhe për Granit Xhakën

Arteta thotë se dominuan Chelsean, derisa kishte një paralajmërim edhe për Granit Xhakën

Mikel Arteta më në fund pranoi se Arsenali është në garën për titull pas një fitoreje 1-0 në “Stamford Bridge”.

Mbrojtësi i Topçinjve, Gabriel shënoi golin e fitores në pjesën e dytë, teksa Topçonjtë u rikthyen në vendin e parë në Ligën Premier.

Arteta, i cili po merrte drejtimin e ndeshjes së tij të 150-të, ka hezituar të flasë për shanset e Arsenalit për titull, por pranoi se ata janë në garë – të paktën për momentin.


“Jemi sot (në garë për titull). Por, në futboll, sot dhe nesër është shumë ndryshe. Pra, le ta shijojmë këtë moment. Mirëpo, bëni diçka: thjesht shikoni gjashtë vitet e fundit, çfarë ka bërë Manchester City. Me trajnerin më të mirë në botë, skuadrën më të mirë në botë. Ata e kanë treguar atë vazhdimisht në çdo garë”.

“Duhet të jemi shumë të respektueshëm për këtë. Jemi duke u përmirësuar shumë si ekip dhe po konkurrojmë shumë më mirë. Po marrim rezultate vërtet të mira tani, por kjo është një maratonë e gjatë.

“Ne ishim nën presion sepse humbëm vendin e parë. Jam shumë i lumtur sepse e kanë bërë atë hap. Ishte një fitore e madhe për ne. Mendoj se është një hap tjetër për ne”.

“Të vish këtu kundër një kundërshtari më të mirë, lojtarë të klasit botëror në të gjithë fushën, të dominosh lojën dhe në fakt të fitosh, është shumë kuptimplotë. Shpresojmë që kjo t’u japë djemve edhe më shumë besim. Më bëri vërtet përshtypje”.

“Ne jemi një ekip i ri, por treguam shumë pjekuri sot, shumë gjakftohtësi, shumë guxim për të luajtur në këtë skenë siç kemi luajtur. Kjo është e lehtë për t’u thënë, por në fakt shumë e vështirë për t’u bërë. Mendoj se djemtë ishin absolutisht fenomenale sot”, ka vazhduar spanjolli.

Xhaka ishte mjaft i tensionuar në fund të ndeshjes, nuk i munguan konfrontimet me kundërshtarët

Arteta pati edhe një mesazh për Granit Xhakën pas ndeshjes, duke i thënë se duhet t’i shijojmë momentet e mira dhe mos të ashpërsohet gjatë ndeshjeve, gjë që ky i fundit e bëri edhe sot në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/