LAJMI I FUNDIT:

LB: Qytetarët serb në veri janë të nxitur nga Serbia, ata po e sfidojnë pavarësinë e Kosovës

LB: Qytetarët serb në veri janë të nxitur nga Serbia, ata po e sfidojnë pavarësinë e Kosovës

Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, Lëvizja për Bashkim ka deklaruar se qytetarët serb të veriut janë të shtyrë nga Serbia të bëjnë kësi lloj veprimesh dhe se të njëjtit e sfidojnë hapur pavarësinë e Kosovës.

“Kjo situatë vjen si rrjedhojë e një çështjeje të pazgjidhur – çështjes së veriut.  Qytetarët serbë të veriut, të shtyrë e të mbështetur nga Serbia, nuk e pranojnë dhe e sfidojnë hapur shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Në anën tjetër, dialogu i vendosur në binarë të gabuar as nuk ka prodhuar, e as nuk pritet të prodhojë ndonjë zgjidhje që do t’i jepte fund mundësisë së tensionimit të situatës”, thuhet në njoftimin e tyre.


Tutje LB, shkroi se nëse Kosova vazhdon të bisedojë për  çështjet e brendshme të vendit siç është çështja e targave, do të ketë vazhdimësi të tensioneve dhe jo zgjidhje të plotë politike.

“Në të kundërtën, nëse vazhdojmë të bisedojmë me Serbinë për çështje të brendshme të vendit tonë dhe nëse merremi me çështje teknike (edhe kur është në pyetje zbatimi i ligjit, siç është çështja e targave), në vend të zgjidhjes së plotë politike, do të kemi në vazhdimësi tensionime në veri e jo funksionalitet në tërë Kosovën”./Telegrafi/