LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi merr një fitore të rëndësishme në udhëtim te Rahoveci

Vëllaznimi merr një fitore të rëndësishme në udhëtim te Rahoveci

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Rahovecin në udhëtim me shifrat 65:71 (14:12, 16:21, 14:22, 21:16), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, të dy skuadrat e filluan më të ‘rezervuara’, duke u përqendruar më shumë në mbrojtje, ndërsa çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, duke përfunduar 14:12 për vendasit.


Vreshtarët e nisën shumë mirë periudhën e dytë dhe me një seri të suksesshme kaluan në epërsi prej dhjetë pikësh, 24:14, por mysafirët nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundoi 30:33.

Kuqezinjtë ishin shumë më të mirë në periodën e tretë, ku e bënë dallimin, duke u shkëputur në 15 pikë, 34:49, që ishte epërsia më e lartë në ndeshje, por që më pas u ‘zbut’ nga vendasit, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 44:55.

Vreshtarët u munduan të bëjnë përmbysjen e madhe në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe Vëllaznimi triumfoi 65:71.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Chris Seeley me 18 pikë e shtatë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të mirët ishin Emanuel Omogbo me 20 pikë e tetë kërcime dhe Demonte Dodd me 14 pikë e 16 kërcime.

Rahoveci mbetet në vendin e fundit me një fitore e tetë humbje, kurse Vëllaznimi ka katër fitore e pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori