Ministria e Arsimit: Arrihet zgjidhje për transportin e nxënësve të Vizbegut
Është arritur zgjidhje për rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit, të cilët në mungesë të shkollës janë të detyruar që të ndjekin mësimin në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit : Butel, Çair dhe Shuto Orizare.
Një gjë të tillë e konfirmojnë nga Ministria e Arsimit ku thonë së është arritur zgjidhje për nxënësit e kësaj lagje nga ku Komuna e Butelit dhe ajo e Çairit do të vazhdojnë të financojnë transportin për nxënësit të cilët mësojnë në këto komuna deri në fund të vitit.
“Në takimin koordinues të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarëve të dy komunave Darko Kostovski dhe Visar Ganiu, sot është tejkaluar sfida me të cilën ballafaqohen disa nga nxënësit e Vizbegut, të cilët për shkak të mungesës së objektit shkollor në vendin e tyre të vendbanimit, vijojnë mësimin edhe në shkolla të tjera në territorin e këtyre dy komunave dhe për shkak të pezullimit të transportit të organizuar, ditëve të fundit kanë organizuar individualisht udhëtimin që të arrijnë në klasat e tyre.
Pas një diskutimi konstruktiv dhe prezantimit të një sërë propozimesh dhe sugjerimesh për tejkalimin e situatës, Komuna e Butelit tashmë po financon transportin e organizuar nga Vizbegi në SHFK “Ismail Qemali”, dhe Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë organizimin e transportit për nxënësit nga Vizbegi në SHKF “7 Marsi” deri në fund të vitit shkollor”.
Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është duke punuar në zgjidhjen e përhershme, përmes investimit në infrastrukturën arsimore, gjegjësisht ndërtimin e një objekti shkollor krejtësisht të ri, modern në Vizbegë, ku nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit nga kjo lagjja do të vazhdojnë shkollimin aty dhe nuk do të ketë më nevojë për transport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare