Po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, dy gjigantët italianë rikthejnë interesimin për Granit Xhakën
Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, më e mira në karrierën e tij deri më tani.
Mesfushori shqiptar është lojtari kryesor i Arsenalit këtë edicion dhe natyrisht edhe lideri i londinezëve.
30-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me londinezët ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.
Shumë ekspertë të futbollit, ish-futbollistë apo trajnerë në Angli kanë thënë se Xhaka është më meritori që arsenali po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.
Por Topçinjtë duhet të kenë kujdes, pasi dy gjigantët italianë Roma dhe Juventus janë rikthyer në garë për Xhakën.
Ka qenë mediumi italian SportMediaset që ka raportuar se Juventus dhe Roma janë duke përcjellë Xhakën dhe mund të dalin me oferta në drejtim të Arsenalit në janar.
Në fakt dy klubet italiane edhe në verë u interesuan për Xhakën me Jose Mourinhon që këmbënguli për transferimin e prishtinasit, por hasi në rezistencë të fortë nga Topçinjtë.
Vështirë se Arsenali do të pranonte largimin e mesfushorit qendror, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë kontratë të re Granitit.
Kontrata aktuale e Xhakës me Arsenalin skadon në verën e vitit 2024, derisa drejtuesit e klubit synojnë që t’ia vazhdojnë atij deri në verën e vitit 2026 ku do të ketë edhe një rritje të ndjeshme të pagës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuper gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë
Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh