LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë flasin për Haaland, por askush nuk e përmend Cody Gakpon: Lojtari që dominon Evropën

Të gjithë flasin për Haaland, por askush nuk e përmend Cody Gakpon: Lojtari që dominon Evropën

E gjithë bota po flet sot për statistikat e Erling Haaland, por në futbollin evropian është një lojtar që ka statistika edhe më të mira se sulmuesi norvegjez këtë sezon.

Sulmuesi i PSV Eindhoven, Cody Gakpo, ka luajtur futboll të jashtëzakonshëm këtë sezon dhe kjo do t’i sjellë atij një transferim të madh në karrierë. Sulmuesi 23-vjeçar nga Togo, i cili luan për Holandën, ka shënuar 13 gola dhe ka shtuar 11 asistime dhe është vetëm mesi i tetorit.


Statistikat e tij e sollën atë në krye të futbollistëve më efektivë në Evropë për momentin, me Erling Haaland, Neymar dhe Robert Lewandowski menjëherë pas tij. Prandaj, nuk është për t’u habitur që shumë gjigantë evropianë janë të interesuar për shërbimet e tij.

Sipas mediave britanike, Manchester United tashmë ka kontaktuar me legjendën e tij, Ruud van Nistelrooy, i cili “i dha formë” Gakpos në PSV.

Pikërisht me ardhjen e Van Nistelrooy në bankinën e PSV-së, Gakpo përjetoi një ringjallje dhe u bë sulmuesi më efektiv në Evropë.

Edhe gjatë verës, Gakpo ishte afër kalimit në “Old Trafford”. Megjithatë, në fund, gjithçka dështoi.

“Isha afër largimit nga klubi. Kam biseduar disa herë me Ten Hag për kalimin në United. Në fund, puna nuk u krye, gjë që ishte keq edhe për mua, sepse United është një nga klubet më të mëdha në botë, por edhe për PSV-në sepse transferimi i lojtarëve te United është një gjë e shkëlqyer edhe për klubin”, kishte thënë Gakpo për Times.

Për sa i përket pjesëmarrjes në gola (gola të kombinuara dhe asistime), Gakpo është i pari në Evropë me 24, ndërsa Haaland aktualisht ka 23.

Nuk ka dyshim se futbollisti holandez do të bëjë një transferim të madh nëse vazhdon me statistikat e tij si më parë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
“Bologna, shiko qiellin: është plot me yje”, klubi italian njofton me stil kualifikimin në Ligën e Kampionëve

“Bologna, shiko qiellin: është plot me yje”, klubi italian njofton me stil kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Serie A
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Kalo në kategori