Laer Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë, 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Spitalit të Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ndau detaje të reja nga ngjarja e të mërkurës në mbrëmje.
Në rrugë jo zyrtare është konfirmuar se ka dyshime që në momentin e ndalimit, 32-vjeçari mbante me vete një sasi lëndësh narkotike që e ka gëlltitur.
Ai sqaroi se Kurti ishte me precedent penal dhe akuzohej për falsifikim monedhash.
“Kam komunikuar me avokatin e tij i cili më ka konfirmuar se në Apel pritej që të merrej pafajësia lidhur me këtë akuzë. Sipas avokatit të tij, viktima Lear Kurti në të kaluarën ka qenë pjesë e një procedimi penal për shitje të lëndëve narkotike”, u shpreh gazetari.
Burime për Euronews Albania pranë komisariatit nr.3 kanë konfirmuar se 32-vjeçari është në listën e personave kontingjent, sa i takon skedarëve që administron Policia e Shtetit.
Ferhati tregoi se familjarët u paraqitën rreth orës 12:00 të së premtes për të tërhequr trupin pranë morgut, ku i është bërë dhe ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes.
Dëshmi të të afërmve të Kurtit tregojnë se ai vuante nga epilepsia dhe më herët ka pasur shqetësime të tjera ku ka marrë mjekim në spital.
Megjithatë, këto janë deklarime që janë në fazën e hetimeve paraprake dhe duhet të hetohen nga Njësia e Mbikëqyrjes Policore. Pritet dhe këqyrja e kamerave të sigurisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare