LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen pasuri me vlerë tetë milionë euro në Himarë, 24 urdhër-arreste

Sekuestrohen pasuri me vlerë tetë milionë euro në Himarë, 24 urdhër-arreste

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë tetë milionë euro në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Sipas vendimit, 24 masa sigurimi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve” janë ekzekutuar.


“Gjatë veprimeve hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka marrë të dhëna se prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumente origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj, dokumente të cila janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore” duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Lidhur me këtë çështje, policia e Vlorës po ekzekuton 24 masa sigurie: 6 masa sigurie “arrest në burg”, 8 masa sigurie “arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe shpalljen në kërkim 2 shtetas, për veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. /Telegrafi/