LAJMI I FUNDIT:

Një grushtim i tmerrshëm dhe fitore me meritë, Wilder nokauton kundërshtarin qysh në raundin e parë

Një grushtim i tmerrshëm dhe fitore me meritë, Wilder nokauton kundërshtarin qysh në raundin e parë

Deontay Wilder është rikthyer në ring për të boksuar pas një pauze një vjeçare.

Boksieri amerikan është përballur me finlandezin Robert Helenius të cilin e ka mposhtur me nokaut.


Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Wilder ka arritur ta nokautoj finlandezin qysh në raundin e parë të meçit.

Për boksierin amerikan kjo ishte fitorja e 43-të në boksin profesionist derisa ka edhe dy humbje dhe një barazim.

Të dyja disfatat Wilder i ka nga boksieri britanik Tyson Fury, derisa edhe barazimin e vetëm e ka me britanikun në meçin e parë që kishin zhvilluar.

Ndërkohë për finlandezin Helenius kjo ishte humbja e katërt në karrierë, derisa ka edhe 31 fitore. /Telegrafi/