I dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, ka pritur sot në Departamentin e Shtetit një delegacion të Luginës së Preshevës, ku ishin Shaip Kamberi – deputet, Nagip Arifi – kryetar i Bujanocit, Ragmi Mustafi – kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa – ish-kryetar i Preshevës.
Në cilësinë e anëtarit ekzekutiv të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në takim ishte i pranishëm edhe Faton Bislimi, i cili përmes një postimi Facbook, ka njoftuar se me Escobarin diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës tash e disa dekada nga regjimi i Beogradit.
“Amerika do jetë partnere e palëkundur e shqiptarëve kudo e veçanërisht atyre në Luginë të Preshevës. Çështja shqiptare në Luginë nuk do lihet anash nga SHBA-të. Shqiptarët në trojet etnike në Luginë do arrijnë realizimin e kërkesave të tyre të drejta, legjitime e demokratike, në partneritet me miqtë tanë në Washington, DC”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka thënë se përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe vetëmohues, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vazhdojë që këtë kauzë ta sjellë në tavolinën vendimmarrëse në Ëashington, DC deri sa të arrihet zgjidhja e kënaqshme për Luginën e Preshevës.
Edhe Shaip Kamberi, deputet nga Lugina në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se në takimin Escobar, kanë diskutuar për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshjeje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?