LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK
Aksident në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Gjashtë persona të cilët morën lëndime trupore pas aksidentit i cili ndodhi sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, janë duke u trajtuar në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla i cili tha se nuk mund të flas më shumë rreth gjendjes së tyre, pasi siç u shpreh “janë duke u ekzaminuar”.


“Gjashtë persona nga aksidenti në Prishtinë janë duke u trajtuar në emergjencë. Nuk mund të flas më shumë se si është gjendja e tyre shëndetësore, pasi jemi duke i ekzaminuar”, tha Syla.

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona
Lexo po ashtu Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/