LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon pyet se çfarë do të bëhet me vizat për Kosovën, i përgjigjet Varhelyi: Duhet të bindim vendet anëtare se liberalizimi është zgjidhje e sigurt

Von Cramon pyet se çfarë do të bëhet me vizat për Kosovën, i përgjigjet Varhelyi: Duhet të bindim vendet anëtare se liberalizimi është zgjidhje e sigurt

Raportuesja  për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar për të kartën herë në vitin 2018 nga Komisioni Evropian.

“Ne kemi parë që në vitin 2018  për të katërtën herë nga Komisioni Evropian është konfirmuar që Kosova ka përmbushur 95 kriteret sa i përket liberalizimit të vizave”, tha Von Cramon.


Ajo ka pyetur se çfarë është e gatshme të bëjë Komisioni Evropian sa i përket dialogut me vendet anëtare për heqjen e vizave, shkruan Telegrafi.

Kësaj pyetje të Von Cramon, i është përgjigjur Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ai ka thënë se pajtohet me të për të ndërmarrë një hap tutje në këtë proces.

“Pajtohem me ju që duhet të shkojmë një hap tutje në këtë proces. Por siç e kam thënë shumë herë të bindësh nuk nënkupton vetëm hapjen e kutive nga Komisioni Evropian, të bindësh nënkupton që duhet bindur edhe vendet anëtare që duhet të votojnë për këtë”, tha Varhelyi.

Ai shtoi se janë duke punuar me vendet anëtare në këtë aspekt.

“Jemi duke punuar me vendet anëtare, dhe ju kemi referuar dokumenteve që ju përmendet… dhe shpresojmë që edhe me rezultatet e Qeverisë së Kosovës në teren, ne do të mund tu demonstrojmë vendeve tona anëtare që liberalizimi i vizave është një zgjidhje e sigurt”, ka thënë Varhelyi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori