LAJMI I FUNDIT:

Patatja dy kilogramëshe e Shishtavecit, fshati i Kukësit mes braktisjes dhe shpresës

Patatja dy kilogramëshe e Shishtavecit, fshati i Kukësit mes braktisjes dhe shpresës

Shishtaveci për ata që nuk e kanë vizituar, njihet si një zonë turistike malore. Por përveç bukurive që i ka falur natyra, dora e njeriut në këtë fshat thuajse nuk është ndjerë fare.

Dikur me mbi 2 mijë banorë sot Shishtaveci nuk numëron me shumë se rreth 400 të tillë, ku shumica janë të moshuar.


Shishtaveci po vuan braktisjen masive. Edhe ata turistë që sfidojnë infrastrukturën dhe mbërrijnë në fshat nuk ka kush tu shërbejë.

Por ajo që na tërhoqi kësaj radhe në Shishtavec është përpjekja e familjes Hoxha për të mos ta braktisur fshatin. Të rinjtë e familjes duket se janë bindur të sigurojnë të ardhmen në vendin e tyre, duke ju bërë krahë kryefamiljarit Jeleni Hoxha, që ndihet i sigurt në aktivitetin që ka.

Me bujqësi dhe blegtori, një prej të rinjve të familjes Hoxha na tregon se mund t’ja dalësh edhe në Shishtavec madje edhe pa ndihmën e shteti

Dhe kur tokës ja bën shërbimin si duhet, ajo të shpërblen dhe madje edhe me prodhime të paarritura më parë siç është kjo patate që peshon mbi 2 kilogram.

Shembulli i familjes Hoxha duket sikur i bërtet si autoriteteve shtetërore ashtu edhe të rinjve të Shishtavecit, që të kthejnë pak vëmendjen nga ky fshat, që natyra e ka shpërblyer me shumë pasuri që duhen shfrytëzuar dhe jo braktisur nga njerëzit. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori