LAJMI I FUNDIT:

Situata e dëmtimeve te Milani është më e keqe se sa Allegri e ka në Juventus në fillim të sezonit

Situata e dëmtimeve te Milani është më e keqe se sa Allegri e ka në Juventus në fillim të sezonit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri së fundmi pyeti veten se çfarë do të arrinin Milani dhe Interi pa pesë titullarë të rregullt, por Stefano Pioli do të jetë pa shtatë lojtarë kundër Zonjës së Vjetër sot.

Milani dhe Juventusi takohen sot në “San Siro” nga ora 18:00.

Kuqezinjtë humbën ndaj Chelseat të mërkurën, ndërsa bardhezinjtë fituan dy ndeshje radhazi, me Bologban dhe Maccabi Haifan.


Zonja e Vjetër ka pasur një fillim të ngadaltë të sezonit dhe më pak se një muaj më parë Max Allegri justifikoi rezultatet e tij të dobëta në një intervistë për Il Corriere Della Sera, ku tha se po drejtonte një Juventus ‘virtuale’ për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Jam i kënaqur me punën në treg, më pëlqeu. Por lojtarët nuk janë në fushë. Mundohuni të largoni pesë lojtarë nga  Interi  ose  Milani”, kishte thënë Allegri.

Epo, pretendimet e Allegrit janë kthyer në realitet tani, pasi lëndimet kanë goditur rëndë kuqezinjtë.

Mike Maignan, Davide Calabria, Simon Kjaer, Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias i janë bashkuar Zlatan Ibrahimovic dhe Alessandro Florenzi në infermieri të Milanellos, ndërsa Theo Hernandez do të rikthehet kundër Zonjës së Vjetër sot pasi mungoi në dy ndeshjet e mëparshme.

“Do të doja që vetëm pesë lojtarë të lëndoheshin. Këto gjëra ndodhin në një sezon, ndeshja e fundit [kundër Chelseat] nuk ishte e kënaqshme, por unë shoh një grup të vendosur lojtarësh”, ka thënë Pioli, duke buzëqeshur në konferencë për shtyp të premten.

Juventusi është sot pa Angel Di Marian e suspenduar në San Siro, si dhe të lënduarit Federico Chiesa, Paul Pogba dhe Mattia de Sciglio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Skandal i paprecedentë në tenis: Askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, gjyqtari humbi plotësisht ‘toruan’

Skandal i paprecedentë në tenis: Askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, gjyqtari humbi plotësisht ‘toruan’

Tenis
Ish-legjenda e Man Utd zbulon se si Ronaldo kishte ‘shpërthyer në lot’ gjatë një seance stërvitore

Ish-legjenda e Man Utd zbulon se si Ronaldo kishte ‘shpërthyer në lot’ gjatë një seance stërvitore

Premier League
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Kalo në kategori