LAJMI I FUNDIT:

Fundi i armiqësisë historike – takimi i parë midis liderëve të Turqisë dhe Armenisë

Fundi i armiqësisë historike – takimi i parë midis liderëve të Turqisë dhe Armenisë

Udhëheqësit e Turqisë dhe Armenisë u takuan sot në Pragë për herë të parë që kur të dyja vendet, që janë armiq historikë, ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan u takuan në margjinat e një samiti të liderëve të 44 vendeve me synimin për të nisur një “Komunitet Politik Evropian” për të forcuar sigurinë dhe prosperitetin ekonomik në të gjithë Evropën.

Në atë takim jozyrtar mori pjesë edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Nuk ka ende detaje për temat e diskutuara, raporton aa.


Turqia dhe Armenia, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike, ranë dakord vitin e kaluar të fillojnë bisedimet që synojnë t’i lënë pas luftimet e kaluara dhe të rihapin kufirin e tyre të përbashkët.

Të dërguarit e posaçëm të emëruar nga të dy vendet kanë mbajtur katër raunde bisedimesh që atëherë.

Bisedimet e tyre rezultuan në një marrëveshje mbi rifillimin e fluturimeve midis qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, dhe kryeqytetit armen, Jerevan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori