LAJMI I FUNDIT:

Interi bën hap të madh në ‘grupin e vdekjes’ duke e mposhtur Barcelonën

Interi bën hap të madh në ‘grupin e vdekjes’ duke e mposhtur Barcelonën
(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka arritur fitore përballë Barcelonës (1-0) në Giuseppe Meazza për të bërë një hap të madh në të ashtuquajturin ‘grupi i vdekjes’.

Nerazzurrët e nisën më mirë sfidën duke rrezikuar përmes Hakan Calhanoglu e Henrikh Mkhitaryan, derisa në minutën e 23-të pati dyshim për prekje të topit me dorë nga Eric Garcia, por pas konsultimit të VAR-it, nuk u akordua penallti.


Joaquin Correa arriti ta fuste topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

(Foto: Twitter/Inter)

Disa minuta pas një mundësie të Ousmane Dembele, vendasit e shënuan golin e epërsisë. Federico Dimarco e gjeti Hakan Calhanoglun pranë zonës dhe goditja e turkut u ndal në rrjetë (45’+2).

Dembele sërish rrezikoi në minutat e parë të pjesës së dytë, ndërsa nga një harkim i francezit, topi shkoi te Pedri, i cili e futi topin në rrjetë.

Mirëpo, pas rishikimit në VAR, u konfirmua se Ansu Fati e kishte prekur paraprakisht topin me dorë dhe goli u anulua.

Me gjithë përpjekjet e mysafirëve për të shënuar dhe një situate të dyshimtë penalltie (që u mohua nga VAR-i), katalunasit nuk arritën të shënonin në minutat e mbetura.

Pas kësaj fitoreje, Interi mban vendin e dytë në Grupin C me gjashtë pikë, tri më pak se Bayern Munichu. Barcelona ka tri pikë dhe do t’i presë zikaltrit në Camp Nou në sfidën e radhës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori