LAJMI I FUNDIT:

Partitë në Maqedoninë e Veriut harrojnë reformat në media

Partitë në Maqedoninë e Veriut harrojnë reformat në media

“Qeveria do të vazhdojë të insistojë që deputetët, pa zvarritur, në gjysmën e parë të vitit 2022 në Kuvend ta finalizojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të trupave drejtues të RTVM-së dhe Agjencisë së mediave…”, thuhet në Programi i Qeverisë Kovaçevski.

Ky premtim i Qeverisë nuk u realizua as në këtë afat. Ai mbeti i parealizuar as në dy mandatet e qeverisë së Zaevit. Reformat në media ishte ndër çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinës, kusht me të cilin partia e Zaevit erdhi në pushtet. Zotimi i partive në Përzhinë ishte që reformat të fillojnë nga dy institucionet më të rëndësishme. Ndryshimet ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillit programor të RTVM-së dhe të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuale u miratuan në fund të vitit 2018 kurse gjashtë muaj më vonë, të dy institucionet duhet të ishin me anëtarë të rinj, dhe si rrjedhojë, me plan dhe strategji të re pune. Konkursi u anulua kurse në vitin 2021 u rishpallë. Që atëherë, në Kuvend nuk është hapur më kurrë kjo pikë për diskutim. Legjitimiteti i anëtarëve aktual në të dy institucionet është diskutabil. Nëse konkursi do të përsëritet për herë të tretë, nuk e din as LSDM-ja.


“Reformat në media sigurisht se janë të nevojshme megjithatë për momentin vërtetë nuk mund të ndajë me ju ndonjë informacion”, tha Sanella Shkrijel, deputete e LSDM-së.

Ndërkohë nga OBRM-PDUKM-ja thonë se është pushteti ai që refuzon të diskutojë për reformat në media.

Në intervistë për “Alsat”, ish ndërmjetësuesi në Marrëveshjen e Përzhinës, nga ku buruan këto reforma, thotë se është e rëndësishme që mediat të reformohen thellësisht.

“E para kemi televizionin shtetërorë i cili duhet të reformohet në mënyrën e duhur si një vizion vërtetë i pavarur dhe të jetë një qendër për gjithçka që duhet të thuhet dhe të shihet në vend. Kjo është e pakta për një televizion kombëtar shtetëror. Në anën tjetër janë mediat e tjera dhe unë mendoj se këtu shumë e rëndësishme është që të ndahet ndikimi politik nga media. Media në të gjitha rastet, edhe kur është private edhe shtetërore duhet të jetë e pavarur”, tha Peter Vanhoutte, ish ndërmjetësues në Marrëveshjen e Përzhinës.

Përgjegjësia, thotë Vanhoutte, është e të gjitha partive politike.

“Nuk është vetëm qeveria por ka të bëjë gjithashtu më të gjitha partitë politike. Ata të gjithë në parlament para së gjithash duhet të merren vesh: Po, le të bëjmë një reformë thelbësore në media”, shtoi ai.

Mungesën e reformave në media e ka theksuar e ritheksuar edhe Komisioni Evropian në raportet e progresit, si një ndër shtyllat e demokracisë në të cilat vendi çalon./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori