Kim Kardashian tha se nuk ka pasur ende flokë të thinjura – shfaqja e saj televizive dëshmon të kundërtën

Kim Kardashian dëshiron që ju të besoni se ajo nuk ka pasur kurrë mbushës faqesh, mbushëse buzësh, apo edhe zgjatime të qerpikëve… a është çudi që ajo pohon se nuk ka pasur kurrë flokë të thinjura?
Gjatë një paraqitje të fundit në “Live With Kelly and Ryan”, manjatja e Skims zbuloi se duhen tetë orë për të arritur rrënjët e saj bionde platin.
Ndoshta për të krijuar një atmosferë besueshmërie, Kardashian u shfaq në intervistë para se të mbulonte vijën e saj të errët të flokëve. “Do ta lyej së shpejti”, i tha ajo Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest. “Unë thjesht kam qenë dembele. Është shumë punë”.
Ripa më pas i tha Kardashian që të shikonte në anën e ndritshme – ajo mund të kishte të bënte me flokë të thinjura të frikshme. “Kështu kam dëgjuar”, u përgjigj Kardashian. “Unë nuk jam thinjur ende. Nuk kam pasur ende flokë të thinjura – a nuk është e çuditshme?”, Po, sepse nuk duket të jetë e vërtetë.
Ironikisht, flokët e para të thinjura të supozuar të Kim Kardashian u përmendën në “Live With Kelly and Ryan” në vitin 2018.
Në atë kohë, bashkëshorti i atëhershëm i Kardashian, Kanye West, po bënte tituj për një seri fjalësh të diskutueshme dhe premtime për një kandidim presidencial në 2020. “Ai më dha flokët e mi të parë të thinjur këtë javë dhe unë ia vë fajin atij”, tha Kardashian gjatë një paraqitjeje në atë kohë.
Ndërsa ne mund ta quajmë atë një hiperbolë, një episod më i fundit i “The Kardashians” duket se vërteton të kundërtën.
Në episodin e dytë të “The Kardashians”, i cili u transmetua në Hulu në prill 2022, ylli është në New York përpara debutimit të saj “Saturday Night Live”. Teksa rregullohet, stilisti Chris Appleton vë në dukje një fije të thinjur, duke pyetur: “Doni që t’i shkul këto flokë të thinjura?”.
“Absolutisht”, përgjigjet Kardashian. “Stresi i SNL po më prek mua”. Reagimi i saj i rastësishëm duket se sugjeron se kjo nuk është një dukuri e parregullt.
A mund të ketë qenë ai moment një anomali që Kardashian thjesht e ka harruar? Ndoshta, por kjo është Kim Kardashian për të cilën po flasim. E dini, gruaja që kohët e fundit i tha Allure se nuk kishte bërë asgjë tjetër në fytyrën e saj përveçse “pak botox” vetëm pasi i tha New York Times se do të hante jashtëqitjen nëse do ta bënte të dukej më e re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker