Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se rasti “Dehari” është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale, ndërsa ka bërë të ditur se së fundmi ka urdhëruar një inspektim në raport me atë se cilat kanë qenë detyrat e personave përgjegjës atë ditë.
Bazuar në raportin e inspektimit, Haxhiu ka thënë se të gjeturat kanë të bëjnë më shkelje të rëndë të detyrave të personave zyrtarë atë ditë.
Ministrja ka deklaruar se gjetja kryesore është që kamerat e sigurisë janë marrë para se t’i shihte policia, ndërsa ka shtuar se zyrtarët e MD-së e kanë informuar se kjo është bërë me urdhër të ministres së asaj kohe, Dhurata Hoxhës.
“Gjetja kryesore është që kamerat janë marrë para Policisë, që është shkelje penale, ato kanë mundur të shihen pas Policisë, por jo të merren. Sipas informacionet që unë kam marrë nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë më janë thënë që këto janë bërë më urdhër të Dhurata Hoxhës, ish-ministre e drejtësisë”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka shtuar se personat që janë suspenduar duhet ta thonë para Prokurorisë Speciale, pse i kanë marrë kamerat në atë mënyrë dhe kush i ka urdhëruar ata.
“Personat që janë suspenduar tash nga komisioni hetimor duhet ta thonë këtë para prokurorisë speciale, pse i kanë marrë kamerat në atë mënyrë dhe kush i ka urdhëruar ata, a është e vërtetë që për ketë ka urdhëruar ministrja Dhurata Hoxha dhe nëse po atëherë barra bie tek Dhurata Hoxha”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?