LAJMI I FUNDIT:

Luftëtari britanik ndan fotografi para dhe pas marrjes peng, që tregojnë se si u rrah nga rusët

Luftëtari britanik ndan fotografi para dhe pas marrjes peng, që tregojnë se si u rrah nga rusët

Një luftëtar britanik i lirisë ka shpërndarë fotot “para dhe pas” marrjes peng, duke treguar se si u rrah egërsisht nga forcat ruse pasi u kap në Ukrainë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Aiden Aslin u kthye në shtëpinë e tij në Nottinghamshire të enjten si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Rusinë, ku ai ishte dënuar me dënim me vdekje.


Pas muajsh pasigurie të kaluar në izolim, ai është thjesht ‘i lumtur që është gjallë’.

Por 28-vjeçari që atëherë ka bërë disa postime në Twitter për të ndarë detaje rreth përvojës së tij traumatike dhe atyre të të burgosurve të tjerë.

“Nëse njerëzit duan të dinë se sa keq ishte, thjesht imagjinoni të dëgjoni dikë të rrahur për vdekje, i cili sapo ka mbërritur pasi ka përfunduar maltretimin, të cilën çdo i burgosur e kalon me një qese në kokë në qeli”.

Luftëtari postoi gjithashtu dy foto – njërën nga një orë para se t’i dorëzohej forcave ruse më 12 prill, dhe e dyta nga 48 orë më vonë.

Aty ai shihet me duart e lidhura me pranga dhe ka mavijosje të dallueshme në ballin dhe faqet e tij nga rrahja. Syri i tij i djathtë gjithashtu duket i fryrë.

Ndërkohë postimet e mëparshme thonë se ai ishte i detyruar të këndonte himnin rus çdo mëngjes për gjashtë muajt e fundit.

Por ushtari britanik thotë se të tjerët pësuan abuzim shumë më të keq se ai.

Aslin ishte një nga mijëra luftëtarët e huaj në Ukrainë. Ai u lirua së bashku me Z. Pinner, John Harding, Dylan Healy dhe Andrew Hill. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori