LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury u tall me të gjithë për duelin me Anthony Joshuan

Tyson Fury u tall me të gjithë për duelin me Anthony Joshuan

Tyson Fury u shfaq në rrjetet sociale edhe një herë për t’i bërë të ditur Anthony Joshuas se lufta mes tyre nuk do të zhvillohet.

Gypsy King dhe AJ kanë disa vite që e kërkojnë këtë përballje, me rivalitetin e tyre që zhvillohet vetëm në mediat sociale dhe intervistat, dhe jo në ring, ku duhet të zhvillohet.

Vitin e kaluar dyshja dukej se më në fund kishin rënë dakord të luftonin, derisa gjykatat në Amerikë urdhëruan që Fury duhej të përballej me Deontay Wilder për herë të tretë.


Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt
Lexo po ashtu Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Edhe një herë në javët e fundit fansat janë emocionuar për potencialin që dy peshat e rënda britanike të takohen më në fund, në një nga luftimet më të shumëpritura në boksin britanik.

Kjo ishte për shkak se Oleksandr Usyk vendosi të bënte një pushim dhe të mos luftonte deri vitin e ardhshëm, pasi mposhti AJ për herë të dytë.

Fury kohët e fundit i dha ish-kampionit të botës, Joshuas, një afat të hënën në mbrëmje për të rënë dakord me kushtet e ndeshjes së tyre, me atë dhe menaxherin Frank Warren që i kishin dërguar ato.

Tyson Fury i lodhur nga Anthony Joshua, i jep atij 48 orë për të nënshkruar kontratën
Lexo po ashtu Tyson Fury i lodhur nga Anthony Joshua, i jep atij 48 orë për të nënshkruar kontratën

Është e qartë se ky afat ka mbetur pa përgjigje, me Gypsy King tani që konfirmon se dyshja nuk do të takohen në ring dhe Fury duket se përjashton mundësinë e përballjes me kampionin olimpik të vitit 2012.

“Epo djema, është zyrtare, Dita D ka ardhur dhe ka ikur”, deklaroi kampioni i peshave të rënda në WBC.

“Ka kaluar ora pesë, e hënë. Asnjë kontratë nuk është nënshkruar. Zyrtarisht ka përfunduar për Joshuan”.

Joshua do t'i fitojë 40 për qind të shumës nga dueli me Furyn - por problem mbetet datat e ofruar nga "Gypsy King"
Lexo po ashtu Joshua do t'i fitojë 40 për qind të shumës nga dueli me Furyn - por problem mbetet datat e ofruar nga "Gypsy King"

“Harroje këtë. Idiot, frikacak, ndërtues i trupit. E dije gjithmonë, e dije gjithmonë se nuk kishe minerale për të luftuar Gypsy Kingun”.

“Pavarësisht se çfarë qepura thua tani, nuk më intereson vërtet. Paç fat në karrierën dhe jetën tuaj”, thotë më tej Fury.

Shuma që e kërkon Fury të përballet me Usyk: 500 milionë euro, asnjë cent më pak
Lexo po ashtu Shuma që e kërkon Fury të përballet me Usyk: 500 milionë euro, asnjë cent më pak

Përpara afatit të fundit të orës 17:00, 34-vjeçari kishte pohuar se do të ndeshej me ish kampionin e WBA, Mahmoud Charr.

Përpjekja më e fundit e 37-vjeçarit gjerman për të fituar rripin WBC që Fury mban ishte në vitin 2012, kur ai humbi nga Vitali Klitschko. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori