Kryetar i Komunës së Ferizajt, njëherësh dhe kryetar i Komunave të Asociacionit të Kosovës, Agim Aliu, ka folur për sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar komunat e Kosovës.
Aliu gjatë fjalës së tij tha se në fushën e investimeve kapitale komunat kanë ngecur si pasojë e moskompletimit për një kohë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Ai po ashtu tha se problem tjetër i komunave është edhe ngritja enorme e çmimeve, gjë që ka bërë të pamundur punën tutje me kontratat paraprake.
“Takimi si ky i sotmi janë të mirëseardhura gjithmonë, për të diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohemi tash e sa kohë. Qeveria ka aleat të çmuar Asociacionin e Komunave. Në fushën e investimeve kapitale ju tashmë e dini që mos kompletimi i Bordit të Organit shqyrtues të prokurorimit publik ka bllokuar për mbi një vit punën e komunave. Muajve të fundit kemi një ngritje enorme të çmimeve, inflacion dyshifror, gjë që ka bërë të pamundur punën tutje me kontrata paraprak. Kemi ofruar dhe disa propozime, ku ne si Asociacion i komunave edhe me takimet që kemi pasur me Odën Ekonomike të Kosovës, kemi dërguar një listë të kërkesave që t’i shqyrtoni ju si kryeministër. Kujtojmë që është urgjente ndërhyrja në këtë segment pa çka do të krijohen pasoja të rënda për ekonominë, duke lënë përgjysmë apo të pa filluara qindra projekte anembanë vendit e që detyrimisht rëndon jetën e qytetarëve”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, komunat kanë nevojë për rishikim të buxhetit, e cila gjë sipas tij ende nuk ka ndodhur.
“Komunat kanë nevojë edhe për rishikim buxhetor e që nuk kanë ndodhur. Komunat kanë nevojë të dinë për shkaqet e disa ndërprerjeve të disa projekteve. Qytetarët po përballen dhe me mungesën e barnave esenciale, përgjegjëse e së cilës është Ministria e Shëndetësisë. Projektligji për Vetëqeverisje lokale ka shkuar në Kuvendin e Kosovës dhe ne nuk kemi qenë pjesë e atij projektligji…Komunat po ballafaqohen me probleme siç është mos funksionimi për një kohë të gjatë i ueb faqeve digjitale…”, ka thënë Aliu.
Ndërsa, sa i përket çështjes së trajtimit të qenve endacak, ai kërkoi që komunat të kenë buxhet shtesë nga niveli qendror.
“Sa i përket çështjes së trajtimit të qenve endacak, Asociacioni duke qenë pjesë e Grupit punues për hartimin e Strategjisë për qentë endacak dhe ata me pronar, ndër të tjera ka kërkuar që obligimet financiare për komunat që dalin nga kjo strategji të mbulohen me buxhet shtesë nga niveli qendror”, ka thënë ndër të tjera, kryetari i Asociacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe