LAJMI I FUNDIT:

Celina e konsideron të vështirë ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut

Celina e konsideron të vështirë ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut

Bersant Celina, ka folur në konferencë për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, pasi u rikthye të Kosova pas disa muajsh mungesë.

Mesfushori kreativ ka thënë se janë të përgatitur për këtë ndeshjen me Irlandën e Veriut, teksa shtoi se do të japin maksimumin.

“Jemi përgatitur gjatë tërë javës për këtë ndeshje. Do të jetë një duel shumë i vështirë, por ne jemi të gatshëm dhe të kënaqur të jemi pjesë e kësaj ndeshjeje të fortë. Do të tentojmë të japin më të mirën tonë dhe të marrim një rezultat të favorshëm. E kemi parasysh se nuk do të jetë aspak lehtë pasi Irlanda e Veriut është ekip agresiv. Megjithatë, edhe ne kemi synimet tona dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën në fushë”, ka thënë fillimisht Celina.


Celina potencoi se do të jetë një përballje agresive dhe me shumë presion, por që do ta menaxhojnë, pasi sipas tij presioni është te Irlanda.

“Ndoshta jemi ekip i vogël dhe shumë nuk kanë dëgjuar për ne. Mirëpo, Irlanda nuk duhet të jetë e poshtëruar nëse mposhtet prej nesh. E dimë që po ashtu në këtë ndeshje do ta ketë edhe përkrahjen e madhe të tifozëve dhe kjo vështirëson edhe më shumë gjërat për ne. Pres një ndeshje të fortë dhe emocionuese, andaj synimi është të marrim rezultat të favorshëm. Presioni do të jetë më shumë te Irlanda që është në kërkim të fitores së parë”.


“Kohët e fundit ndoshta nuk kemi pasur rezultatet e mira, por kemi ekip cilësor dhe do të mundohemi të japim më të mirën që të kthehemi te rezultatet e mira. Kemi pasur besim se do ta fitojmë grupin dhe një ndjenjë të mirë edhe pse e dinim se nuk do të jetë lehtë. Sigurisht, që jemi të zhgënjyer që nuk do ta fitojmë grupin”.

Kosova do të përballen me Irlandën e Veriut në Belfast nesër në mbrëmje nga ora 18:00 në stadium ‘Ëindsor Park’, i cili do të jetë i mbushur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori