AAK reagon pasi dështuan të votohen ndryshimet për ligjin pensional, Dreshaj: LVV ndryshoi qëndrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas seancës së sotme parlamentare ku për mungesë kuorumi dështoi të miratohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji të propozuar nga AAK, opozita kërkoi heqjen e kushtëzimit të stazhit 15 vjeçar për pensionistët kontribut pagues para 1 janarit 1999, ndërsa mazhoranca nuk e mbështeti. Pro këtij projektligji ishin vetëm 22 deputetë, 31 të tjerë abstenuan, kështu nuk pati kuorum për votim.
Deputeti Shemsedin Dreshaj, që foli para mediave pas seancës, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim pas ardhjes në pushtet, pasi sa ka qenë në opozitë e ka mbështetur të njëjtin.
“Ky debat solli në pah qëndrimet e partisë në pushtet që ndërrojnë sipas agjendave, e jo sipas programit. Kur Vetëvendosja ishte në opozitë e ka mbështetur këtë ligj në mënyrë të plotë, ndërsa sot debati i organizuar shihej qartë që mungon vullneti politik që kjo çështje të shkojë përpara dhe njëkohësisht të zgjidhet ky problem dhe ky diskriminim i jashtëligjshëm, i dhunshëm, me ç’rast këta njerëz nuk shkojnë në pensionim meritor, me kontributet e veta që i kanë dhënë, për aq vite që kanë punuar”, deklaroi Dreshaj.
Ai tha se LVV-ja nuk e mbështeti këtë projektligj me arsyetimin se Qeveria e Kosovës do ta adresojë çështjen e stazhit 15-vjeçar para 1 janarit 1999 përmes reformës pensionale dhe skemave sociale.
Mirëpo, Dreshaj deklaroi se ka pasur edhe deklarime se ka mungesë të fondeve mirëpo, u shpreh se më 25 nëntor është planifikuar të sillet në Kuvend rimodelimi i skemave pensionale dhe pyeti se si do të gjenden fondet për një muaj e gjysmë.
Mirëpo, deputeti i AAK-së u shpreh se partia në pushtet nuk dëgjon argumentet dhe ka numrat për të vendosur si do.
“Disa muhabete të cilat i patëm neve realisht sillej rreth problemit të mungesës së fondeve por ju them se ky ligj për modifikimin dhe rimodelimin e skemave pensionale në Kosovë pritet që të vijë në parlament me datë 25 nëntor. Si mund të sigurohen paratë më 25 nëntor pas një muaji e gjysmë ndërsa sot nuk janë? Ky debat i sotëm lë shumëçka brenda për t’u nënkuptuar. Pra, këtë herë u ballafaquam me faktin që argumenti i forcës më nuk është argument në Parlamentin e Kosovës, argument është forca”, deklaroi Dreshaj.
Dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur “pro” projektligjit të iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke e quajtur si të duhur pasi nenet e ligjit aktual janë diskriminues. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker