LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kemi mungesa të rëndësishme, por na vlen vetëm fitorja ndaj Izraelit

Veseli: Kemi mungesa të rëndësishme, por na vlen vetëm fitorja ndaj Izraelit

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive për dy sfidat e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe në ‘Air Albania’ ndaj Islandës (27 shtator).

Që prej ditës së diel, kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës, teksa mbrëmjen e së martës, ekipi është kompletuar i gjithi dhe tashmë është në dispozicion të trajnerit Reja dhe stadit kuqezi.


Në konferencën e zakonshme për media, ditën e sotme kanë dalë dy futbollistët e Kombëtares, Sokol Cikalleshi dhe Frederic Veseli, të cilët i janë përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këto dy përballje të rëndësishme të skuadrës kuqezi.

Frederic Veseli, mbrojtësi kuqezi tha në fjalën e tij se pavarësisht mungesave, skuadra shqiptare i jep më shumë rëndësi grupit sesa mungesave individuale. Veseli theksoi se humbja ndaj Izraelit në shtëpi erdhi për shkak të gabimeve individuale, por shpreson që kjo të përmirësohet në ndeshjen e radhës në transferte.

Mbrojtësi foli edhe për të rinjtë në kombëtarem të cilët i sheh me shumë potencial dhe cilësi.

Mbrojtje e fortë ndaj Izraelit, sa do t’i vuajmë mungesat e Kumbullës dhe Gjimshitit? – Janë mungesa shumë të rëndësishme, por edhe herë të tjera kemi pasur mungesa. Pavarësisht nga ky aspekt, ne nuk i japim shumë rëndësi lojtarëve individual, por i japim rëndësi grupit. Jemi të përqëndruar të bëjmë një ndeshje të mirë në nivelin defensivë, na vlen vetëm tre pikëshi dhe fitorja.

Veseli, më mirë në qendër apo në krah? – Ndihem më mirë në qendër, kam disa vite që luaj në këtë pozicion. E kam plotësuar mungesën edhe në krah kur ka pasur nevojë. Kam cilësi edhe kapacitetin fizik për të plotësuar këto pozicione, por roli im është qendërmbrojtës dhe ndihem mirë në qendër.

Benevento? – Më kërkuan me ngulm. Duan të rikthehen në Serinë A. I kam fituar dy kampionate në Serinë B me Empoli dhe Salernitana. Nuk isha në gjendje të mirë në Salerno, për shkak të sezonit të kaluar ku kam pasur disa vështirësi me lëndime dhe diskutime me trajnerin. M’u dha mundësia të kaloja te Benevento dhe vendosa të kaloj.

Çfarë duhet të kemi kujdes në mbrojtje në sfidën ndaj Izraelit? – Edhe në shtëpi, ndaj Izraelit kemi bërë një ndeshje të mirë në nivelin difensiv. Na ka ndikuar shumë edhe gabimet individuale që mund të ndodhin. Me analizat që kemi bërë, kemi parë që gabimet individuale ishin më të rëndësishme. Izraeli nuk bëri ndonjë gjë spektakolare për të fituar. Humbja ka ardhur nga ne. Besoj se duhet që çdo lojtar të marrë përgjegjësi nga performanca individuale dhe të japë maksimumin në grup, për të bërë një ndeshje të mirë në nivelin difensiv. Na mjafton të bëjmë një gol më shumë sesa të pasojmë dhe për këtë punë, trajneri është këtu dhe e vendos ai.

Mentaliteti i të rinjve krahasuar me ‘të vjetrit’ – Të rinjtë që vijnë në Kombëtare kanë shumë ambicie, shihet se secili lojtar rritet në klube më të mëdha se më herët. Kemi një skuadër me shumë cilësi dhe një ekuilibër me lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj. Besoj që Shqipëria mund të bëjë vetëm përpara. Çdo lojtar që vjen këtu edhe nëse është i ri, me moshë i ka cilësitë dhe kualitetet për të luajtur ndeshjet.

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori