LAJMI I FUNDIT:

Kurti për ‘Kornizën e re’ të dialogut: Dokumentet pa autorë bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve

Kurti për ‘Kornizën e re’ të dialogut: Dokumentet pa autorë bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Duke komentuar dokumentin që ka qarkulluar për marrëveshjen finale, kreu qeveritar tha se të njëjtat janë pa autorë dhe bëhen vetëm për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Andaj tha se nuk është e dobishme t’i komentojë ato.


“Ky normalizim i raporteve duhet të bëhet me marrëveshje ndërkombëtarisht ligjërisht të obligueshme dhe në qendër të saj duhet të jetë njohja reciproke. Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është e dobishme dhe e drejtë që unë t’i komentojë ato. Dokumente të cilat nuk kanë autorë por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Mirëpo dialogu ku unë marrë pjesë janë ato bisedime e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime dhe unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. Nuk është mirë të bëjmë komente për komente, autori i të cilave nuk dihet”, tha ai.

Në konferencën për medie të mërkurën, pas samitit digjital të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, Kurti foli edhe për grevën në arsim.

Ai u shpreh i vendosur në qëndrimet tij dhe tha se ekzekutivi ka bërë disa hapa përpara, mirëpo shantazhi nga grevistët nuk po pushon.

Për këtë çështje, Kurti tha se pasdite do të takohet me Sindikatën Evropiane të Arsimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori