LAJMI I FUNDIT:

Refuzojnë aktpajtimin, SBASHK-u: Avokati i Popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat

Refuzojnë aktpajtimin, SBASHK-u: Avokati i Popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se ka mbajtur një takim me kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve, të cilët kanë vlerësuar se draft aktpajtimi i Avokatit të Popullit nuk është i pranueshëm për këtë organizatë sindikale, pasi sipas tyre nuk i përmban pikat e kërkesës se grevistëve.

Në komunikatën e SBASHK-ut thuhet se “në takimin e mbajtur në orët e vona me kryetarët e sindikatave komunale dhe të universiteteve, që njëkohësisht janë edhe kryetarë të Këshillave greviste të nivelit komunal dhe të universiteteve u diskutua lidhur me një letër dhe një aktpajtimi, të cilën SBASHK e mori në orët e vona të pasdites nga Avokati i Popullit”.


SBASHK-u thotë se duke analizuar në detaje këtë aktmarrëveshje të propozuar nga Avokati i Popullit kryetarët e sindikatave vlerësuan se ky propozim i dërguar nga Avokati i Popullit është i njëanshëm.

Madje duke thënë se aktmarrëveshja nuk përmban kërkesat legjitime të grevistëve SBASHK-u akuzon Avokatin e Popullit se ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat.

“[Propozimi i Avokatit të Popullit] Nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBASHK-u dhe dje nga BSPK-ja te Avokati i Popullit dhe vlerësojnë se letra e tillë, e dërguar në orët e vona, me tentim që marrëveshja të bëhet, jo me Këshillin Grevist të BSPK-së, ashtu si e  parasheh  Ligji për grevat, por me kryetarin e BSPK-së dhe të SBASHK-ut në njërën anë dhe në anën tjetër, jo me Kryeministrin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, por me ministrin Murati dhe ministren Nagavci tregon që edhe Avokati i Popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat me qëllim që të grevistët të krijohet eventualisht bindja se sindikatat janë tërhequr nga kërkesat, gjë nuk është e vërtetë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut, transmeton Telegrafi.

SBASHK-u, komunikatës ia ka bashkangjitur edhe draft aktpajtimin dërguar nga Avokati i Popullit, në mënyrë që, siç thuhet,  “vetë opinioni të shohin se angazhimi i Avokatit të Popullit nuk është në rolin e ndërmjetësuesit të balancuar për arsye se nuk ka as edhe një propozim të ri, përveç atij të qeverisë nga pakoja, ofertë e cila është refuzuar nga grevistët që më 3 shtator. Prandaj greva vazhdon deri në një marrëveshje që plotëson kërkesat e anëtarësisë”.

Ndryshe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) Rrahman Jasharaj, njëherësh përfaqësues i Këshillit Grevistë ka thënë sot se Avokati i Popullit duhet të jetë i barabartë me të gjitha palët dhe mos ta vë në “spikamë” të drejtën e fëmijëve për shkollim.

“Uroj që Avokati ta shoh shkresën e SBASHK-ut, dhe ta analizojë mirë, e jo të ndalet te njëra palë. Uroj që Avokati në të ardhmen, pasi është Avokat i Popullit, mos ta vejë në ‘spikamë’ të drejtën e fëmijëve për shkollim ne nuk ua mohojmë, se në Kushtetutë mohimi është ndryshe…”, ka thënë Jasharaj

Në një letër drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, i cili është ndërmjetësues ndërmjet palëve, Jasharaj ka treguar kërkesat e reja të SBASHK-ut  për fillimin e mësimit.

Në këtë letër Jashari ka kërkuar që nga janari i vitit 2023 të ketë rritje prej 10 për qind të pagës për mësimdhënësit.

Ndërkohë deri në janar, mësimdhënësit sikurse edhe shërbyesit tjerë publik duhet të marrin shtesat prej 50 eurove që i ka premtuar Kurti me pakon e re mbështetëse.

Në pikën dy të kërkesës së SBASHK-ut, kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të fillojë së zbatuari Ligji për sigurime shëndetësore nga viti 2023.

Ndërsa, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka njoftuar se ka pranuar një letër nga SBASHK-u, lidhur me qëndrimet e kësaj sindikate për dalje nga situata. Por, kreu i këtij institucion përërit se do të angazhohet në përafrimin e palëve në gjetjen e zgjidhjes, në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Qelaj, përmes një komunikate ka reaguar sërish, duke thënë se “në kuadër të angazhimit si ndërmjetësues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, sot  ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë”.

“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus”, thotë Avokati i Popullit, transemton Telegrafi.

“Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Aktpajtimi i popozuar nga Avokati i Popullit

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori