LAJMI I FUNDIT:

Te Drita të zhgënjyer që lojtarët e tyre nuk morën ftesa nga Përfaqësuesja A dhe ajo U21

Te Drita të zhgënjyer që lojtarët e tyre nuk morën ftesa nga Përfaqësuesja A dhe ajo U21

Përfaqësuesja A dhe ajo U21 do të zhvillojnë ndeshjet e radhës në muajin shtator.

Trajneri i Kosovës A, Alain Giresse dhe ai i U21, Afrim Tovërlani tanimë kanë publikuar edhe listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit shtator.


As te Përfaqësuesja e Kosovë A dhe as te U21 nuk ka pasur asnjë futbollistë të Dritës dhe kjo ka bërë që presidenti i Dritës, Valon Murseli të mbetet i zhgnjëyer.

I pari i klubit gjilanas ka thënë se është dashur të ftohen së bashku Muharrem Jashari te Kosova A dhe Ardit Tahiri te U21.

Shkrimi i plotë nga Valon Murseli:

Jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares A dhe U21, për çudi nuk është asnjë futbollistë i Dritës

Si president i njërit prej klubeve më të mëdha në vend FC Drita, kam mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares së Kosovës A dhe ajo U21.

Drita ka qenë ndër ekipet më të mira sezonin e kaluar, ka pasur paraqitje fantastike në Evropë dhe është lider aktual i Superligës së Kosovës dhe nuk e ka asnjë futbollistë të ftuar në Kombëtaren A ose atë të U21.

Si president i klubit gjithmonë investojmë në futbollistë të rinj dhe të talentuar dhe mendoj se kemi disa emra që është dashur të ftohen nga Kombëtarja A ose ajo e 21 vjeçarëve.

Këtë shkrim po e bëj për t’i mbrojtur futbollistët e mi dhe për t’i përkrahur pasi mendoj se kanë merituar ftesë për ndeshjet që kanë bërë në garat evropiane dhe në këtë fillim sezoni.

Muharrem Jashari padyshim që ka qenë më i miri në Evropë dhe jo rastësisht kemi pasur pesë oferta për të nga klube evropiane, ndërsa ndeshjet e tij të jashtëzakonshme nuk vlerësohen nga askush në Federatë apo Përfaqësuese të Kosovës.

As tek grupmoshat e 21-vjeçarëve nuk kemi asnjë futbollist edhe pse Ardit Tahiri më parë ka qenë i ftuar rregullisht dhe luan te lideri i Superligës.

Kemi edhe futbollistë të tjerë që kanë merituar ftesën dhe jam vërtet shumë i zhgënjyer nga injorimi që i është bërë Dritës dhe futbollistëve të saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori