LAJMI I FUNDIT:

Miliona rusë nuk do të mbrohen më nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Miliona rusë nuk do të mbrohen më nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Rusia nuk është më një palë kontraktuese e lartë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sot Rusia pushon së qeni palë e lartë kontraktuese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pas përjashtimit të këtij vendi nga Këshilli i Evropës më 16 mars, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të sjellë dhimbje dhe vuajtje për miliona njerëz në Ukrainë dhe në mbarë Evropën. Edhe një herë, i bëjmë thirrje udhëheqjes ruse që menjëherë të ndalojë luftën në Ukrainë dhe t’i japë fund represionit të popullit të vet”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.


Ajo tha se është për të ardhur keq që duke u larguar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Rusia do të “izolohet më tej nga bota demokratike” dhe se “do të privojë më shumë se 140 milionë qytetarë rusë nga mbrojtja e ofruar nga Konventa”.

“SE do të vazhdojë të mbështesë dhe të bashkëpunojë me mbrojtësit e të drejtave të njeriut, forcat demokratike, mediat e lira dhe shoqërinë e pavarur civile në Federatën Ruse”, tha Pejçinoviq Buriq në një deklaratë.

Ajo shprehu shpresën e saj se një ditë qytetarët rusë do të mund të gëzojnë përsëri mbrojtjen e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Botë
Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Botë
Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Mali i Zi
Kalo në kategori