LAJMI I FUNDIT:

Misteri i gruas me çantë të zezë, ngado që lëvizë Kim Jong-un ajo shfaqet pranë tij – identiteti i saj mbetet sekret

Misteri i gruas me çantë të zezë, ngado që lëvizë Kim Jong-un ajo shfaqet pranë tij – identiteti i saj mbetet sekret

Pranë liderit të Koresë së Veriut muajve të fundit po shfaqet një grua me çantë të zezë, shfaqja e të cilës ka nxitur kureshtje të madhe.

Kjo grua misterioze e veshur me fustan, bartë syze dhe një çantë të zezë – është imazh i ri i rrethit të ngushtë të Kim Jong-un, por identiteti i saj deri më tani mbetet sekret, transmeton Telegrafi.


Ishte pranë Kimit javën e kaluar gjatë një koncerti të madh që mbahej në ambient të hapur, dhe gjithashtu është parë duke bartur dosje gjatë fjalimeve të liderit suprem, kur edhe theksoi se kurrë nuk do të heq dorë nga armët bërthamore.

Mediat verikoreane që janë nën kontrollin e rreptë të autoriteteve të atjeshme, prej muajsh publikojnë fotografi dhe video ku shihet kjo grua – që nganjëherë edhe shumë pranë Kimit, e me raste qëndron larg, të cilën deri më tani nuk kanë arritur ta identifikojnë.

Portali amerikan NK News, që përcjellë Korenë e Veriut, për herë të parë e vërejti prezencën e saj në shkurt dhe prej asaj kohe vazhdimisht raporton për të.

“Zakonisht mbanë çantë, sigurisht me gjësendet që lideri verikorean ka nevojë në çdo moment siç është telefoni, cigaret apo ilaçet”, thuhet në këtë ueb-faqe.

Vlerësohet se ajo mund të jetë rreth të 30-ve apo edhe të 40-ve, dhe spekulohet se mund të jetë familjare e Kimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori