LAJMI I FUNDIT:

Edhe deputeti i LDK-së bie pre e sulmeve kibernetike

Edhe deputeti i LDK-së bie pre e sulmeve kibernetike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, njoftoi të martën se ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Përmes një postimi në Facebook, Quni, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Siguri, tha se nga e hëna janë sulmuar adresat e tij elektronike, facebook dhe instagram.


“Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik”, shkroi ai, ndërsa bëri të ditur se për rastin i ka njoftuar edhe autoritetet.

“Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së. Faleminderit për mirëkuptim!”.

Ndryshe, sulme kibernetike ditëve të fundit ka pasur edhe ndaj mediave, bizneseve dhe institucioneve në Kosovë.

Lidhur me këtë, njohësi i fushës së kibernetikës, Tanzer Abazi tha se sulmet e tilla të ndaljes së shërbimeve (DDoS) nuk kërkojnë aftësi të larta profesionale për t’i ekzekutuar.

“Është e vërtetë qe trafiku ka mundur të jetë drejtuar nga Irani, Rusia dhe Kina por nuk nënkupton që akteri/sulmuesi nuk është nga Kosova apo ndonjë vend afër”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, institucionet duhet të jenë më të hapura me shoqëritë civile, mediat dhe grupet e ekspertëve.

Ndërsa, njohësi i sigurisë së softuerit, Kastriot Fetahaj, në një prononcim për Telegrafin ditë më parë ka thënë se këto lloj të sulmeve nuk kanë ndikim në të dhëna, pra nuk fshijnë, dëmtojnë ose vjedhin të dhëna përveç që pamundësojnë qytetarët që të marrin shërbime digjitale.

Fetahaj ka deklaruar se nuk është problem përballja me sulme të tilla, derisa ka kritikuar Qeverinë për sistemin e dobët.

“Zakonisht këto lloj sulmesh janë lehtë të menaxhueshme dhe të menjanueshme. Nëse ke një ekip të sigurisë profesional dhe dikush kryen një sulm të tillë brenda 5 minutash mundesh me ndal, por kjo nuk po ndodh në Qeveri apo në media. Kemi pas raste kohët e fundit që ka pas disa orë rënie të ueb faqeve të Qeverisë ndër të tjera e-Kosova”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori