LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrja e hakerëve në media e institucione në Kosovë, eksperti i fushës alarmon për ashpërsim të sulmeve kibernetike

Ndërhyrja e hakerëve në media e institucione në Kosovë, eksperti i fushës alarmon për ashpërsim të sulmeve kibernetike

Sulmet kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës tashmë janë zyrtarizuar përmes konfirmimit nga Qeveria e Kosovës.  Këto sulme që ndodhën tash e sa ditë, shkaktuan probleme me internetin dhe rënie të ueb faqeve zyrtare të disa institucioneve qeveritare, bizneseve dhe mediave.

Për situatën e krijuar u deklarua edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai përmes një njoftimi në Facebook, kishte bërë të ditur se ka pasur probleme të kohëpaskohshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës.


“Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”, kishte shkruar Kryeziu.

Telegrafi ka kontaktuar më njohës të fushës për të parë se pse po ndodh kjo. Kastriot Fetahaj ekspert i sigurisë së softuerit, tha për Telegrafin se sulmet që kanë ndodh kohët e fundit janë sulme të tipit DDoS (distributed denial-of-service).

“Sulmet që po ndodhin kohët e fundit janë sulme që po ju drejtohen disa uebfaqeve të Qeverisë dhe mediave. Këto janë sulme të tipit DDoS që qëllimi i tyre është që një uebfaqe apo serverët ta qesin jashtë funksionit. Pra nëse provon të hysh në një uebfaqe nuk të hapet ose të del shfaqet ERORR”, the Fetahaj.

Kastriot Fetahaj- ekspert i kibernetikës

Ai shtoi se këto lloj të sulmeve nuk kanë ndikim në të dhëna, pra nuk fshijnë, dëmtojnë ose vjedhin të dhëna përveç që pamundësojnë qytetarët që të marrin shërbime digjitale.

Fetahaj thotë se nuk është problem përballja me sulme të tilla, derisa kritikoi Qeverinë për sistemin e dobët që ka.

“Zakonisht këto lloj sulmesh janë lehtë të menaxhueshme dhe të menjanueshme. Nëse ke një ekip të sigurisë profesional dhe dikush kryen një sulm të tillë brenda 5 minutash mundesh me ndal, por kjo nuk po ndodh në Qeveri apo në media. Kemi pas raste kohët e fundit që ka pas disa orë rënie të ueb faqeve të Qeverisë ndër të tjera e-Kosova”, tha Fetahaj.

Ai theksoi se sulmet e tilla DDoS shoqërohen me sulme më të avancuara, ku përmendi edhe rastin e fundit të Shqipërisë e cila shkaku i këtyre sulmeve dje ndërpriti raportet diplomatike me shtetin e Iranit.

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Ambasadori dhe stafi të largohen brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Ambasadori dhe stafi të largohen brenda 24 orëve

“Në rastin e Shqipërisë ka fillu si DDoS si teknik që me i shty administratorët e Qeverisë së Shqipërisë me u marr me këto sulme, pastaj sulmuesi ka fitu kohë edhe pastaj ka realizuar sulme më të mëdha ku në rastin e Shqipërisë kanë depërtuar deri në infrastrukturën e brendshme dhe kanë marrë edhe të dhëna”, tha Fetahaj.

Ndonëse ende nuk dihet origjina e sulmeve të fundit në faqet e Qeverisë së Kosovës dhe media ani pse është konfirmuar se kanë ardhur nga jashtë Kosovës, Fetahaj thotë se nuk mund ta dinë me saktësi se nga kanë ardhur.

“Trendi rajonal është që po sulmojnë grupet nga shteti i Iranit dhe Rusisë”, u shpreh ai.

Së fundmi, cak i sulmeve kibernetike ka qenë media të ndryshme të Kosovës e edhe portali Telegrafi, i cili suksesshëm është mbrojtur nga këto sulme.

Në anën tjetër një email ka ardhur në redaksinë e Telegrafit, i cili ka shkuar edhe në adresa tjera elektronike të shumë institucioneve tjera dhe mediave në Kosovë, nga një person me pseudonimin “Anon Anterus”, në gjuhën angleze shkruante se kjo është një deklaratë e luftës kibernetike.

Emaili anonim i ardhur në redaksinë e Telegrafit

Email-i thotë se është si shenjë reagimi ndaj rastit të shkollës në Suharekë, ku një arsimtare me mbulesë iu pamundësua që t’u jepte mësim nxënësve.

“Ne besojmë se çdo grua ka të drejtë të zgjedhë vetë dhe se të gjithë duhet të jenë në gjendje të praktikojnë dhe të shprehin lirisht fenë e tyre. Deklaratat tuaja janë të neveritshme, dhe mënyra se si media i jep publicitet individëve islamofobikë që përhapin urrejtje ndaj myslimanëve është e kundërta e një shoqërie moderne dhe demokratike, prandaj kërkojmë që qeveria të heqë udhëzimin administrativ diskriminues 06/2014 Neni 3 Paragrafi 1.13. Të kesh një grua si presidente që nuk mbron dhe nuk respekton një grup të margjinalizuar, por që me qëllim shkel të drejtën e tyre për t’u shprehur nuk është mënyrë për të ndërtuar një vend të shëndetshëm. Ne i bëjmë thirrje çdo nxënësi që të bojkotojë shkollat që diskriminojnë në çfarëdo forme apo formë derisa diskriminimi të ndalet. Qëndrojmë Remzije Lezin dhe çdo viktimë të diskriminimit dhe kërkojmë shuarjen e menjëhershme të Liman Bytyçit dhe çdo anëtari të bordit që mori pjesë në dëbimin e paligjshëm të Remzijes”, thuhet në emalin e dërguar nga ky person anonim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori