11 shtatori i vitit 2001 ende kujtohet nga të gjithë, atë ditë kur Kullat Binjake u goditën nga dy aeroplanë duke shkaktuar kështu mijëra viktima të pafajshme. E nga sot një pjesë e asaj historie do të jetë edhe në Kosovë, simbolik kjo e marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Historia e 11 shtatorit do të jetë afër qytetarëve të Kosovës, kjo pasi Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut i ka dhënë donacion Rotary Club Peja një pjesë metalike nga Kullat Binjake, për tu bërë pjesë e ndërtimit të memorialit “11 Shtatori”, në Pejë, si simbolikë e kujtimit dhe miqësisë.
E, me një ceremoni të veçantë, pjesa metalike nga Kullat Binjake sot është bartur sipas praktikave të SHBA-së, për në Pejë.
Transporti i pjesës metalike për t’u bërë pjesë e ndërtimit të memorialit “11 Shtatori”, nga kompania “Elsa Group”, në Fushë Kosovë është dërguar sot në të njëjtën kompani në Pejë, me përcjellje madhështore të policisë, ushtrisë, zjarrfikësve dhe motoristëve.
Ideja e ndërtimit të një memoriali në kujtim të viktimave të 11 shtatorit në New York, ka ardhur nga rotariani, njëherësh afaristi, Nehat Devolli.
Presidenti i Rotary Club Peja, Arbër Asllani në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka rrjedhur ideja e rotarianit Nehat Devollit dhe si është pranuar nga klubi dhe nga Komuna e Pejës.
Ai tha se ideja në momentin e parë që ka ardhur nga Devolli në klubin e tyre ka gjetur përkrahje nga të gjithë anëtarët, Komuna e Pejës si dhe nga bizneset e ndryshme të këtij qyteti.
Mirëpo, Asllani me theks të veçantë foli për kompaninë “Elsa Group”, e cila siç bëri të ditur ai është treguar e gatshme që ta ndërtoj memorialin me pjesën metalike, ardhur nga ShBA-të.
“Aktiviteti i sotëm përfshin transportimin e pjesës metalike të Kullave Binjake, nga fabrika e ‘Elsa Group’, që ka shpreh gatishmërinë që ta ndërtoj memorialin ‘11 shtatori’, në Pejë. Kjo ide fillimisht është sjell nga rotariani, Nehat Devolli, në klubin tonë, ku ka gjetur përkrahje nga të gjithë anëtarët e klubit, gjithashtu nga Komuna e Pejës dhe bizneset e ndryshme në Pejë. Një ndër ta është edhe ‘Elsa Group’ që ka shpreh gatishmërinë që ta ndërtojë memorialin. E falënderojmë në emër të klubit, pronarin e saj Isa Selimaj, i cili në bazë të vullnetit të mirë të tij ka shpreh që ta ndërtoj memorialin”, u shpreh ai.
Gjithashtu Asllani tha se copëza e metalit është pjesë e Kullave Binjake, për të cilën kanë dhe dokumentin e autenticitetit, e cila siç tregoi ai iu është dhënë nga Departamenti i zjarrfikësve të New Yourk-ut.
“Materiali i Kullave Binjake është copëza e metalit, kemi dhe letrën e autenticitetit e cila vjen nga ‘Fire Department from New Yourk’, që është i Departamentit i zjarrfikësve të New Yourk-ut, donacion nga ana e tyre”, tregoi presidenti i Rotary Club Peja.
Ndërkaq, ai po ashtu tha se emri i memorialit është “kujtim dhe miqësi”.
“Emri i memorialit është ‘kujtim dhe miqësi’, që në emër të popullit kosovar ajo që ne mund të bëjmë nuk është shumë, por të bashkë-ndjejmë me popullin amerikan për atë ngjarje tragjike dhe viktimat e humbur gjatë asaj dite”, tha ndër të tjera, Arbër Asllani.
Ndryshe, të dielën pritet të inaugurohet Memoriali “11 Shtatori” në Pejë, i ndërtuar nga Rotary Club Peja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'