U bën dy javë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka hyrë në grevë, kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ia ka plotësuar kërkesat sipas tyre, ndër to 100 euro shtesë për punëtorët deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Ymer Ymeri në një prononcim për Telegrafin tha se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave të tyre greva do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.
Ai tha se vendimi i qeverisë për shumën e dhënë prej 50 eurove për tre muaj, është i papranueshëm për ta.
“Nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave tona atëherë greva vazhdon edhe në ditët në vijim, deri të arrihet një marrëveshje për plotësimin e kërkesave. Kemi diskutuar me anëtarësinë dhe vendimin që e ka marrë qeveria prej 50 eurove, ka qenë e papranueshme për mbi 90 për qind të anëtarësisë tonë”, tha ai.
Tutje tha se sot presin që të ndodh një takim me ministren e MASHT-it, Arbërie Nagavci me Këshillin e grevistëve.
“Presim një takim ndoshta sot gjatë ditës me ministren e Arsimit dhe Këshillin Grevistë të SBASHK-ut. Këshilli grevistë i BSPK-së duhet të bëj përpjekje që ta takojë kryeministrin. Është thirr një këshill ekonomik-social nga kryetari i BSPK-së në orën 13:00 që të shikojmë mundësitë mos edhe aty po gjejmë një propozim të pranueshëm për të dy palët që Këshilli t’ia rekomandoj qeverisë…”, theksoi Ymeri.
I pyetur se cili ishte qëndrimi i presidentes, Vjosa Osmani në takimin të cilën e patën zhvilluar në presidencë, ai tha: “Presidentja i ka dëgjuar të gjitha palët duke e përfshirë dhe sindikatën dhe ka rekomanduar që të ulen qeveria dhe sindikata për të gjetur një zgjidhje. Besoj që sindikatat e kanë dhënë qëndrimin e vet dhe i kanë arsyetuar kërkesat. Mendoj që presidentja është në konsultime të brendshme me kabinetin e vet për ndoshta propozimin e ndonjë modaliteti, por deri më tash nuk kemi ndonjë propozim nga presidentja…”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje