LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski apo Haaland: Kush e nisi më mirë nga të dy?

Lewandowski apo Haaland: Kush e nisi më mirë nga të dy?

Robert Lewandowski dhe Erling Haaland po luftojnë për të parë se cili është qendërsulmuesi më i mirë deri më tani këtë sezon.

Asnjëri nuk është i ri në skenë, pasi historia e tyre gjatë viteve të fundit tregojnë se ata janë dy nga sulmuesit më të mirë në botë. Megjithatë, fillimet e tyre në edicionin aktual kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Sulmuesi i Blaugranas shënon mesatarisht 1.6 gola për ndeshje, me norvegjezin pak më të mirë me 1.7 gola.


Të dhënat e tyre janë befasuese duke pasur parasysh se sa gjuajtje kanë bërë. Ata të dy kanë nevojë për më pak se tre goditje për të shënuar një gol, shifra që as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk i arritën gjatë kulmit të tyre.

Transferimet e verës

Dy sulmuesit ishin nënshkrimet më të mëdha të afatit kalimtar evropian, por askush nuk ishte i sigurt se do të kishin suksese në klubet e tyre të reja.

Haaland u largua nga Borussia Dortmund për në Manchester City, që mposhtën klube si Real Madrid dhe Barcelona për firmën e norvegjezit.

Sapo Joan Laporta kuptoi se nuk mund të përmbushte çmimin e kërkuar të Haaland, ai iu drejtua kah Lewandowski, i cili kurrë nuk e fshehu dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën.

Sulmuesi polak u përpoq shumë për t’u larguar nga Bayern Munich, madje duke ulur pagën për t’u transferuar në Camp Nou.

Megjithatë, Blaugranat paguan 50 milionë euro për shërbimet e tij, një shifër e cilësuar e tepërt për një 34-vjeçar.

Megjithatë, Lewandowski ka dëshmuar se njerëzit e kanë gabim në vetëm pesë ndeshje, me Haaland që gjithashtu heshti ata që pyesnin nëse ai mund të përshtatej me lojën e Manchester Cityt.

Ndikimi i Lewandowksi në Barcelonë

Kur bëhet fjalë për Blaugranat, ndikimi i Lewandowksi shkon përtej golave ​​të tij. Nënshkrimi i tij ka sjellë optimizëm të përtërirë dhe te fansat që kanë përjetuar disa zhgënjime gjatë tre viteve të fundit.

Ka pasur një efekt të ngjashëm me atë të Ronaldinhos në vitin 2003, gjatë vitit të parë të Laportas si president. Tifozët janë edhe një herë pas krahëve të tyre, dhe si pasojë janë sërish në stadium.

Tre golat e tij të mërkurën mbrëma e panë atë të kalojë Karim Benzema për vendin e tretën në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve, tani në 89 gola.

Ai qëndron pas vetëm Messit dhe Ronaldos , të cilët kryesojnë me 125 dhe 140 respektivisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Sport

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori