LAJMI I FUNDIT:

Greva në arsim, përplasen deputetet Blerta Deliu e Mimoza Kusari

Greva në arsim, përplasen deputetet Blerta Deliu e Mimoza Kusari

Po vazhdon të mbahet në shumicën prej shkollave greva e mësimdhënësve, ndërsa kjo ka shkaktuar edhe përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka thënë se greva e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit nuk është “rezistencë” ndaj Qeverisë, ajo është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla.


“Greva e SBASHK-ut nuk është “rezistencë” ndaj Qeverisë, ajo është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla.

Kushdo që mundohet të bind opinionin publik se ka arsyetim për këtë veprim, jo vetëm se gabohet rëndë, por edhe krijon fakte të paqëndrueshme të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin logjikën  e veprimit”, shkruan Kusari.


E ky shkrim i deputetes së LVV-së ka ngjallur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu.

​Jasharaj: Greva mund të shkoj edhe me muaj
Lexo po ashtu ​Jasharaj: Greva mund të shkoj edhe me muaj

Ajo shkruan se “fitorja e Vetëvendosjes qenka ‘çlirim’ për Mimoza Kusarin, ndërkaq grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve tanë nuk qenkan “rezistencë”?!

“Fitorja e Vetëvendosjes qenka ‘çlirim’ për Mimoza Kusarin, ndërkaq grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve tanë nuk qenkan ‘rezistencë’?! Si duket, akoma nuk e keni kuptuar se populli është mbushur mend me ju ende pa i bërë dy vjet qeverisje

Po e shihni, por s’po e besoni. Si ka mundësi, mbase pyeteni?”, shkruan Deliu.

Ajo më tej thotë “‘Zerot’ e juaja të investimeve kapitale, kthimin e reduktimeve, krizën e madhe ekonomike në të cilën e keni futur vendin, nuk ka ‘llafologji’ që i mbulon.

Me këtë inflacion dhe zhvlerësim të parasë, rritja e pagave për mësimdhënësit është jetike.

Unë e kam ditur gjithmonë, por tani po e shohin të gjithë se balonat që i keni fryrë aq shumë, nuk kanë pasur asgjë brenda përveç mashtrime, gënjeshtra e manipulime!”, shkruan Deliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori