LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të mllefosur me grevën – nuk iu intereson Qeveria e as SBASHK-u, duan që mësimi të fillojë

Mësimi në shkollat e Kosovës është dashur të fillojë më 1 shtator, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur që sistemi i arsimit në Kosovë të futet në grevë meqenëse Qeveria nuk ua plotësoi kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga.  

E pas pothuajse dy javësh në grevë në arsim qytetarët janë shprehur të indinjuar, ndërsa thonë se Qeveria dhe Sindikata e Arsimit duhet të merren vesh mes vete dhe të mos i fusin fëmijët në këtë mes.

Qytetarja Selvije Havolli tha për Telegrafin se nuk mund të pajtohet me faktin që një fëmijë i klasës së parë ka mbetur me çantë në krahë dhe s’ka mundur të shkojë në shkollë, për shkak të grevës.


“Unë po dua edhe diçka t’iu them të gjithë mësimdhënësve të Kosovës. Një ditë e një fëmiu që ka pasur të fillojë shkollën më 1 shtator dhe ka mbetur me çantë në shpinë, le ta dijnë që ata nuk e kuptojnë politikën, nuk e dinë kush është kryeministër”, u shpreh ajo.

Selvije Havolli – Qytetare

Kadri Sojeva tha se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në Kosovë është bërë “më i rëndësishëm” se Adem Jashari dhe po merr vendime për bojkot të mësimit.

“Për mua kjo nuk është grevë kjo është bojkot. Kur ka qenë Serbia na i kanë mbyllë shkollat, kurse tash shqiptarët në shtetin tonë me na i mbyllë shkollat, nuk është e drejtë. Unë nuk e di prej nga e kanë fitu këtë të drejtë këta. I apeloj Qeverisë që t’i marrë të gjitha masat që duhet t’i ndërmarrë dhe të na i hap shkollat. Rrahman Jasharaj është bërë si Adem Jashari, ai ka sakrifikua veten edhe familjen për këta nxënës për këta arsimtarë. Shkollat na i hapni ju lutemi”, deklaroi Sojeva.

Kadri Sojeva – Qytetar

Kurse qytetari tjetër, Nevruz Nushi theksoi se nuk po mund ta pranojë që në kohën e okupimit serb janë mbyllur shkollat dhe tash pas çlirimit po ndodhë e njëjta gjë.

“SBASHK-u në vend se të mendoj për fëmijët që do të shkojnë në shkollë, këta nuk po e mendojnë interesin e fëmijëve por të sindikatës. Është gjynah që ata kanë marrë kësi lloj iniciative që të mos shkojnë fëmijët në shkolla. Kanë harru që kanë punuar gjatë okupimit edhe pa rroga tash në liri veprojnë kështu”, tha ai.

Nevruz Nushi – Qytetar

Ndërkaq, Fatmir Muçolli, e kishte një thirrje për kryeministrin Kurti. Ai i kërkoi kryeministrit që t’ua plotësojë kërkesën SBASHK-ut.

“Unë uroj që sa më shpejtë të gjejnë marrëveshjen SBASHK-u dhe Qeveria sepse vetëm me dialog arrihet marrëveshja. Nuk duhet të lejohet që të eskalojë situata, nxënësit duan që sa më shpejtë të kthehen në shkollë. I bëjë thirrje kryeministrit që t’ua jap nga 100 euro që i kanë kërkuar dhe të përfundojë kjo punë më”, përfundoi Muçolli.

Ministria e Financave i ekzekuton pagat e mbetura të grevistëve
Lexo po ashtu Ministria e Financave i ekzekuton pagat e mbetura të grevistëve

Ndryshe, gjatë ditës së hënë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi se ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore që përfshin edhe grevistët në arsim dhe administratën publike, pasi për të njëjtit nuk ishte ekzekutuar paga në ditën e parë të muajit siç ndodhë zakonisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori