LAJMI I FUNDIT:

Arteta shpreson që ta ketë skuadrën e kompletuar për derbin me Manchesterin

Arteta shpreson që ta ketë skuadrën e kompletuar për derbin me Manchesterin

Arsenali e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Ligën Premier, ku ka marrë pesë fitore në po aq ndeshje.

Në kuadër të xhiros së gjashtë Topçinjtë përballen në udhëtim te Manchester United.


Për këtë takim trajneri Mikel Arteta ka folur duke thënë se shpreson që t’i kthehen disa nga futbollistët e lënduar që janë në dyshim për këtë sfidë.

Tekniku spanjoll është optimist se portieri Aaron Ramsdale dhe kapiteni Martin Odegaard do të luajnë, megjithatë gjendja e tyre do të vlerësohet deri në momentin e fundit.

“Ramsdale dhe Odegaard janë vlerësuar dhe ne do të shohim më shumë nesër. Shpresojmë që ata të jenë të gatshëm për të stërvitur me ekipin,” tha Arteta në konferencën për shtyp.

“Zinchenko humbi dy ndeshje dhe nuk ka mundur të stërvitet ende me ekipin. Për Elnenyn, ne po flasim për muaj të tërë. Me Partey, ne shpresojmë se po flasim javë dhe madje më pak se kaq. Ne jemi përpjekur ta menaxhojmë atë. Shumë gjëra kanë ndodhur që kur ai u bashkua”, shtoi trajneri i Arsenalit.

Arsenali i rikthehet aksionit këtë të diele, kur edhe do ta zhvillojë ndeshjen si mysafirë kundër Manchester United, përballje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në stadiumin “Old Trafford”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori