LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë nisur një epokë të re bashkëpunimi në Ballkan

Zaev: Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë nisur një epokë të re bashkëpunimi në Ballkan

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sonte se ishte i pranishëm në në Beograd, në drekën përfundimtare të punës të Samitit “Ballkani i Hapur”, me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u takua me liderët e vendeve të rajonit.

“Panairi ndërkombëtar për verën, ushqimin dhe turizmin “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” dhe të gjitha bashkëpunimet e tjera që janë dakorduar dhe zbatuar në kuadër të kësaj nisme, janë vetëm dëshmi se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë nisur një epokë të re bashkëpunim në Ballkan, i cili do të sjellë përfitim për të gjithë qytetarët tanë”, njofton Zaev përmes rrjeteve sociale.


Paraprakisht, Zaev mori një pllakë të madhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë për kontributin e tij në iniciativën që bashkoi tre vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/