Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se çdo gjë që është ndërtuar për 20 vjet është duke u rrënuar për shkak të vendimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Limaj ka kritikuar Kurtin për gjendjen e krijuar në vend, grevat e punëtorëve dhe për marrëveshjen e arritur për letërnjoftimet me Serbinë, derisa shtoi se Kosova po drejtohet nga njerëz të cilët fatkeqësisht po bëjnë eksperimente.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se fatkeqësisht shteti i Kosovës ka marrë një drejtim të gabuar, me shumë skandale dhe sfida, të cilat sipas tij, po rëndojnë jetën e qytetarëve.
Sa i përket grevave, Limaj tha se Kurti ka zgjedhur një shembull të gabuar, nuk po bën dialog me sindikatat.
“Zhvillimet e një pas njëshme në Kosovë, tregojnë që shteti ka marrë një drejtim të gabuar, me shumë probleme, shumë skandale, me shumë sfida, të cilat po rëndojnë jetën e përditshme të njerëzve. Por, mbi të gjitha rreziqet janë për t’ia humbur drejtimin e këtij shteti në të ardhmen. Më shumë se kurrë kemi nevojë për zërin e arsyes, për angazhimin e përbashkët, të flasim e të veprojmë jo mbi baza partiake, por si shtetas të këtij vendi të shqetësuar për vendin tonë. Për vendin kur kemi vendosur t’i rrisim fëmijët tanë për një të ardhme të sigurt, me një mirëqenie dhe perspektivë të qartë, sikur të gjitha vendet e tjera”, tha ai.
Ish-zëvendëskryeministri Limaj ka thënë po ashtu se në këto dy vjet të fundit, shteti i Kosovës po drejtohet nga njerëz të cilët fatkeqësisht po bëjnë eksperimente me vendin dhe qytetarët e tyre.
“Aktualisht shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha. Para së gjithash shteti i Kosovës në këto dy vjet na ka dëshmuar që po drejtohet nga njerëz të cilët fatkeqësisht po bëjnë eksperimente me vendin e tyre, me shtetin dhe qytetarët e tyre. Shteti është personalizuar, dalëngadalë në mënyrë të sigurt, nga ajo që po shohim dhe në ditët që po vijnë, shteti po e humbë kuptimin e institucioneve shtetërore. Po rrënohen e po çmontohen ato çka i kemi ndërtuar tash e 20 vjet”, theksoi ai.
Sa i përket grevave, Limaj tha Kurti ka zgjedhur një shembull të gabuar, pasi duhet të bëjë dialog me sindikatat.
“Sot me shqetësim po i përcjellim zhvillimet në vendin tonë. Sot prindërit, fëmijët tanë, 1 shtatori sikur çdo herë në të kaluarën, prindërit shënojnë rifillimin e shkollimit e fëmijëve të tyre. Dhe, në vend që ata t’i kenë fotografitë e kujtimeve, fatkeqësisht Kosova sot ballafaqohet me një grevë masive të punëtorëve të arsimit të organizuar nga sindikatat legjitime që i përfaqësojnë interesat e këtyre punëtorëve. Në vend që Qeveria e Kosovës, e cila kryekëput, e mbi të gjitha, e ka vetëm një detyrë: të menaxhojë e të mbikëqyrë, të bashkëpunojë e të koordinojë dhe të dialogojë me të gjitha grupet e interesit për t’i shikuar kërkesat e tyre qofshin të arsyeshme ose jo, të ketë nerva të bashkëbisedojë me ta për të gjetur zgjidhje dhe për të mundësuar që fëmijët, prindërit dhe arsimtarët së bashku në kryerjen e detyrave të tyre… Por kanë zgjedhur një rrugë të pashembullt për vendet demokratike. Në vend që të hap rrugën e dialogut ai refuzon, ai e sulmon, e shanë e tenton të rrënojë e të shkatërrojë çdo gjë që nuk është me mendimi e liderit suprem”, tha ai.
Limaj ka thënë po ashtu se duhet të shmangen interesat e ngushta, dhe duhet një bashkim i fuqishëm për ta rikthyer shtetin në drejtimin e duhur./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit