LAJMI I FUNDIT:

Rama falënderon Vuçiqin për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Rama falënderon Vuçiqin për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se marrëveshja për dokumentet Kosovë-Serbi është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi presidentin Vuçiq që sipas tij dha një mesazh për të gjithë, atë të paqes.


“Dua të falënderoj Vuçiq dhe gjithë të tjerë që panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore. Kishim prodhuesit tanë dhe prodhues nga shumë vende. Edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur”, tha Rama.

Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë në nismën “Ballkani i Hapur”
Lexo po ashtu Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë në nismën “Ballkani i Hapur”

“Dje ia kam thënë një gazetareje që nuk ishte nevoja të harxhohej aq shumë energji dhe humbje gjithë ajo kohë nëse edhe Kosova dhe vendet e tjera do ishin në Ballkanin e Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë. Ai dua e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, zgjedhja e parë është paqja”, u shpreh Rama.

Vuçiç përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori
Lexo po ashtu Vuçiç përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha gjithashtu se “është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia”.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia. Kur po diskutonim Ballkanin e hapur, një kryeministër i një vendi të BE-së, më tha pse nuk ishin ftuar. Më vjen shumë mirë që duan të ftohen në Ballkanin e hapur gjithmonë e më shumë vende që i përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohemi”, tha Rama.

Më tej, ai vlerësoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sot, ne vijmë këtu pas një pasditeje për t’u mbajtur mend. Në Panairin e verës pamë në të njëjtën hapësirë dhjetra shefa kuzhine të vendeve tona, në një zonë me një organizim fantastik. Dje nisi të zhvillohej një tjetër potencial i madh ekonomik dhe turistik. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin Kosovë-Serbi dhe dita e djeshme tregoi qartë se cila është zgjedhja e Ballkanit të hapur”, u shpreh Rama.

“Sot e them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është ide e Ballkanit të hapur. I shpreh respektin tim Presidentit të Serbisë, që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë: që zgjedhja e parë është paqja. Natyrisht që kjo nuk zgjidh gjithçka dhe as nuk e bën çështjen që neve na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, tha kryeministri Rama.

Të shtunën e kaluar Kosova dhe Serbia u pajtuan që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Deri në tani në doganat mes dy vendeve nuk raportohet për incidente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori