LAJMI I FUNDIT:

Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë në nismën “Ballkani i Hapur”

Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë në nismën “Ballkani i Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftoi sot Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë të bëhen anëtare të nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Në fjalimin e tij në Beograd, Rama tha se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit tonë, por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia, si dhe Hungaria në anën tjetër”, tha Rama në fjalën e tij në samitin e “Ballkanit të Hapur”.

Vuçiç përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori
Lexo po ashtu Vuçiç përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori

“Jam i lumtur të shoh këtu përballë ambasadorin Chris Hill, i cili si të gjithë amerikanët e suksesshëm që vijnë në këtë rajon di dhe gjuhën e tij, di dhe gjuhën tonë, prandaj kur flisni në prani në tyre bëni kujdes se na kuptojnë jo vetëm në anglisht, por na kuptojnë dhe kur flasim gjuhën tonë”, ka thënë Rama.

“Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq shumë të rëndësishëm për ne, që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë, ministri i jashtëm i Turqisë, miku ynë dhe miku im i dashur Mevlut Çavusoglu, të cilin dua ta falënderoj për praninë e tij. Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë, por edhe aleat i gjithë proceseve pozitive në rajonin tonë si dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, miku ynë Peter Szijjarto, që po ashtu dua ta falënderoj”, shtoi Rama.

Rama falënderon Vuçiqin për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur
Lexo po ashtu Rama falënderon Vuçiqin për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

“Ashtu sikundër, e kemi bërë publike në Samitin e shkuar, ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jenë përsëri të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku të pranishëm në Samitin e ardhshëm në Tiranë”, theksoi kryeministri shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori