LAJMI I FUNDIT:

Një shtetase hungareze sulmohet fizikisht në Gjakovë

Një shtetase hungareze sulmohet fizikisht në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase hungareze është sulmuar fizikisht nga një mashkull dhe një femër në Gjakovë.

“I dyshuari mashkull kosovar së bashku me të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase hungareze.


Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime. /Telegrafi/