LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri ka pastrim parash në ndërtim, thotë eksperti

Në Shqipëri ka pastrim parash në ndërtim, thotë eksperti

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho tha në një intervistë për Euronews Albania se ekziston fenomeni i pastrimit të parave në ndërtim, por nuk kryesojmë listën.

“Çmimet janë shumë të larta dhe qartazi duket një aksion paraje që nuk vjen nga rrogat apo të ardhurat e parashikuara dhe të deklaruara të individëve, por ka burime të dyshimta”, u shpreh eksperti.


Sipas Spahos, Tirana nuk është një nga kryeqytetet globale të pastrimit të parave.

“E para është Londra, pastaj vijnë qytetet e tjera”, shtoi ai. /Euronews Albania/