LAJMI I FUNDIT:

Ministrat evropian të Energjetikës do të takohen për të diskutuar rreth rritjes së çmimeve të burimeve të energjisë

Ministrat evropian të Energjetikës do të takohen për të diskutuar rreth rritjes së çmimeve të burimeve të energjisë

Ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, e cila ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian ka njoftuar se do të thërrasë në një takim të jashtëzakonshëm ministrat e Energjisë së vendeve anëtare për të vlerësuar hapat që mund të ndërmarrin kundër çmimeve në rritje të energjisë.

Sikela thekson vendet janë në luftë energjetike me Rusinë.

“Jemi në një luftë energjetike me Rusinë dhe kjo dëmton të gjithë BE-në. Do të propozoj që ministrat e Energjisë të vendeve anëtare të BE-së të thirren në një takim të jashtëzakonshëm sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sikela, duke vënë në dukje se për çështjen e energjisë kanë rënë dakord me Komisionin e BE-së.


Takimi i planifikuar i ministrave të Energjisë të BE-së do të mbahet në Pragë më 11-12 tetor. Ndërkohë, bëhet e ditur që nuk është njoftuar ende data e takimit të jashtëzakonshëm.

Disa vende të BE-së kanë kërkuar zbatimin e çmimit tavan në gazin natyror. Komisioni i BE-së po përpiqet të përcaktojë një qëndrim të përbashkët duke kryer bisedime me vendet anëtare për këtë çështje.

Me luftën Rusi-Ukrainë çmimet e produkteve energjetike si gazi natyror dhe energjia elektrike arritën kulmin në vendet e Evropës. /Telegrafi/