Të martën dhe të mërkurën për vizitë në vend ishin i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në përpjekje për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur zgjidhje për çështjen e targave dhe dokumenteve, pasi nga 1 shtatori pritet zbatimi i reciprociteti në këto dy çështje.
Escobar dhe Lajçak janë takuar me presidentin e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me liderë të partive opozitare.
Pas këtyre takimeve ndonëse nuk kanë dhënë detaje ata janë prononcuar për media.
Emisari i SHBA-së ka theksuar se janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.
Ai bëri të ditur se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, atëherë edhe kur hyjnë në fuqi dy vendimet qeveritare për targat dhe reciprocitetin në dokumente.
Escobar potencoi se pret nga palët propozime konkrete për të gjetur një zgjidhje.
“Mendimi im i vetëm është se unë jam këtu për të dhënë mbështetjen për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara janë në të vërtetë për dialogun, por unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte me të vërtetë për të treguar mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE”.
“Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”, tha ai.
Edhe i dërguari i BE-së, Lajçak është shprehur se janë duke punuar të gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Lajçak tha se ka pasur takime të mira me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur siç tha ai “çfarëdo tensioni më 1 shtator”.
“Diskutim shumë i gjatë dhe i detajuar me Kryeministrin dhe gjithashtu me zonjën presidente. Por procesi vazhdon, sigurisht që kemi edhe disa takime të tjera këtu dhe më pas do të vazhdojmë në Beograd. Por, mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobar, para së gjithash për të treguar se uniteti midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara është i plotë, dhe nuk mund të jetë më i mirë, dhe ne po punojmë krah për krah kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti që komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që pamë në terren më 31 korrik, dhe presin që ne të gjithë së bashku, negociatorët, lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”, tha ai.
Ai theksoi së gjendet në Kosovë për të siguruar se asgjë e keqe nuk do të ndodh me datën 1 shtator.
“Sapo pata një diskutim shumë të gjerë me kryeministrin dhe Besnik Bislimin dhe padyshim që do të ishte gabim nëse do të hyja në detaje në këtë pikë. Siç thashë ky ishte një diskutim shumë i rëndësishëm dhe ne po vazhdojmë misionin tonë….Ne jemi këtu për t’u siguruar që asgjë e keqe nuk do të ndodhë…Nuk do të flas për detaje dhe shpresoj ta kuptoni….Unë jam optimist. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Nëse nuk do të besoja se ka një zgjidhje, as që do të vija. Siç thashë, ky ishte një takim i rëndësishëm në thelb dhe i dobishëm, por do të shohim pas këtij takimi, pas kësaj, do të ishte shumë herët për të dhënë ndonjë përfundim në këtë moment, por ishte një takim shumë i mirë”, tha mes tjerash Lajçak.
Edhe pas takimeve, presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.
“Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajçak dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar Osmani.
Presidentja ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane.
“Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, ka shkruar Osmani.
E përmes një kumtese për media, Zyra për media e kryeministrit ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për tu angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.
“Derisa marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, deri te marrëveshja, reciprocitetit duhet të jetë fryma e dialogut.
Kryeministri Kurti falënderoi Escobar dhe Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A