LAJMI I FUNDIT:

Lajçak pas takimit me Kurtin: Jemi duke provuar ta gjejmë një zgjidhje

Lajçak pas takimit me Kurtin: Jemi duke provuar ta gjejmë një zgjidhje

Ka përfunduar takimi në mes të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me kryeminsitrin Albin Kurti, i mbajtur brenda ambienteve të Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit, Lajçak, tha se janë duke punuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.


Lajçak tha se ka pasur takime të mira me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur siç tha ai “çfarëdo tensioni më 1 shtator”.