LAJMI I FUNDIT:

Dy synimet që fshihen pas zgjatjes së kontratës së LeBron James me LA Lakers – rekordi i pikëve në NBA dhe djali i tij

Dy synimet që fshihen pas zgjatjes së kontratës së LeBron James me LA Lakers – rekordi i pikëve në NBA dhe djali i tij

LeBron James rinovon me Los Angeles Lakers duke zgjatur edhe për dy vite për 97 milionë dollarë të garantuar, me opsion edhe për sezonin 2024-25.

James ishte në fund të kontratës edhe me një vit të fundit që i siguronte një pagë prej 44 milionë dollarësh.

Me këtë zgjatje të kontratës, James e bëri të qartë se dëshiron të arrijë dy rekorde të tjera të mëdha në karrierën e tij të pasur – të bëhet kosha-shënuesi më i mirë në historinë e NBA dhe të luajë me djalin e tij në kampionatin më të madh të basketbollit.


LeBron është kosha-shënuesi i dytë më i mirë në histori me 37,062 pikë, pas kryesuesit Kareem Abdul-Jabbar që ka shënuar 38,387 pikë në karrierën e tij.

Nëse James vazhdon të shënojë mesatarisht 27 pikë për ndeshje, ai do ta kalojë legjendarin Kareem tashmë këtë sezon dhe me kontratën e re me shumë gjasa do të bëhet lojtari i vetëm me më shumë se 40,000 pikë në NBA.

Dhe ndërsa të gjithë ishin të vetëdijshëm se LeBron një ditë do të thyente rekordin e Kareem, shumë ishin skeptikë kur disa vite më parë LeBron njoftoi se ai synonte të luante në NBA aq gjatë sa të luante me djalin e tij Bronny, dhe pas nënshkrimit të kontratës të re 2+1, kjo i jep një shans për përmbushjen e asaj ëndrre.

Bronny (17) aktualisht luan për Sierra Canyon High School në Los Angeles, dhe ai mund të aplikojë për draftin e NBA në verën e vitit 2024, kohë në të cilën LeBron do të fillonte vitin e fundit të kontratës së tij me Lakers.

LeBron duhet të vendosë deri më 29 qershor 2024 nëse dëshiron ta zgjasë bashkëpunimin deri në sezonin 2025/2026, ku do të jetë 41 vjeç.

Kjo gjë që do ta bënte që familja James të ishte unike në historinë e NBA-së./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori