Me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel sot në Bruksel po takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.
Më poshtë keni çdo gjë që ndodh rreth takimit minutë pas minute:
Borrell pas takimit: Nuk ka progres për tema të mëdha, nuk ka kompromis për momentin
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk është shënuar progres për çështje më të mëdha.
Në një konferencë për media të mbajtur në Bruksel, Borrell ka thënë se për momentin nuk ka kompromis nga palët.
“Nuk mund të them se në këtë takim ka pasur progres për çështje më të mëdha. Nuk ka kompromis për momentin”, ka deklaruar ai.
Tutje, Borrell ka pohuar se në fund të takimit ua ka bërë të qartë të dy liderëve se “BE-ja dhe anëtarësimi në NATO duhet të mbesin synimi përfundimtar dhe ata duhet të gjejnë një mënyrë për të avancuar tutje në këtë rrugëtim. Hapi i parë është që të kërkojnë zgjidhje për situatën aktuale”.
Borrell: Gjatë takimit është biseduar më hollësisht për marrëveshjen
“Jemi po ashtu të fokusuar në rrugën drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Patëm mundësi që të bisedonim në hollësi për këtë marrëveshje”, tha ai.
Sipas tij, Vuçiq dhe Kurti e kanë kuptuar se nuk ka ndonjë alternativë ndaj dialogut në kuptimin e zgjidhjes së këtij problemi.
“Sigurisht se ka dallime të mirënjohura mes tyre sa i përket asaj se cili do të jetë statusi përfundimtar i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë apo si do të duhej të ishin ato. Por, janë pajtuar se do t’i vazhdojnë bisedimet në baza të rregullta në periudhën vijuese për ta përshpejtuar procesin e normalizimit”, përfundoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, shkruan Telegrafi.
Borrell: Është koha për të kërkuar zgjidhje për çështje afatgjate
Borrell ka thënë se takimi nuk ishte fare i lehtë dhe as i rregullt, pasi ka ardhur si rezultat pas tensioneve mes dy vendeve.
“Takimi i sotëm nuk ishte normal, i rregullt. Së bashku me përfaqësuesin Lajçak, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës, Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjes në mirëbesim për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Borrell, raporton Telegrafi.
Tutje ka folur edhe për luftën në Ukrainë. Borrell tha se është koha për të kërkuar zgjidhje për çështje afatgjate.
“Jemi në një kohë kritike. E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatic dhe të rrezikshëm për kontinentin tonë. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur çështje afatgjate. Ju kam thënë të dy liderëve që ky takim ishte për menaxhim krizash dhe qëllimi ishte që të qetësohej situate në terren”, deklaroi ai.
Rashiti: Pikë kthese në bisedimet Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk janë deklaruar pas dy takimeve të përbashkëta me shefin për politikë të jashtme të BE-së Josep Borrel.
As Borell nuk është deklaruar deri tash.
Por Naim Rashiti, nga Grupi i Ballkanit për Politika ka shkruar se ka lëvizje në dialog.
“Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel: një pikë kthesë”, ka shkruar Rashiti në Twitter.
Besoni se do arrihet ndonjë marrëveshje?
Konferenca për media e Josep Borrell
Petkoviq: Vuçiqi do të qëndrojë edhe për një kohë në Bruksel
Petar Petkoviq nga Qeveria e Serbisë është deklaruar për media pas takimeve në Bruksel.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndroj edhe për një kohë të gjatë në Bruksel.
Ai u shpreh se Vuçiq nesër do të deklarohet për media, përcjell Telegrafi.
“Pas përfundimit të takimit trepalësh, Vuçiqi do të qëndroj edhe për një kohë në Bruksel, nesër do të deklarohet për media”, ka deklaruar Petkoviq, raportojnë mediat serbe.
Nis takimi i ri trepalësh në Bruksel
Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar takimet e ndara dypalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Siç mëson Telegrafi ka filluar takimi i ri trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së.
“Është duke u mbajtur takimi i dytë tre palësh”, ka thënë një burim për Telegrafin.
Ndërkaq, do të jetë hera e parë që Kurti dhe Vuçiq janë takuar sërish brenda një dite në kuadër të bisedimeve në Bruksel.
Tahiri: BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha për marrëveshje finale
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se në takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, nuk mund të ketë marrëveshje finale mes dy palëve.
Sipas saj, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, tashmë janë bindur që ka ardhur koha për një marrëveshje të tillë.
“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhe pse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha për marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë
Gjatë fillimit të takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk janë përshëndetur mes vete.
Ndërkaq, shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel i mbeti dora e zgjatur, kjo ngase presidenti i Serbisë, Vuçiq e injoroi përshëndetjen e tij.
Ndryshe, ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën udhëheqjen e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Pas takimit trepalësh, raportohet se Borrell do t’i takojë sërish ndaras liderët e dy vendeve.
Çfarë prisni nga takimi i sotëm?
Vuçiq shpreson në marrëveshje me Kosovën, por nuk beson se mund të ndodh ajo
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shkruar se shpreson në një marrëveshje me Kosovën por sipas tij ai fare nuk beson në të.
‘Fillimi i bisedës me Josep Borrell për problemet thelbësore në Kosovë. Shpresoj për një lloj zgjidhjeje, edhe pse nuk e besoj fare’ ka shkruar presidenti serb raporton Telegrafi.
Përfundon takimi trepalësh, Borrell pritet t’i takojë sërish gjatë ditës Kurtin dhe Vuçiqin
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën udhëheqjen e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Pas takimit trepalësh, raportohet se Borrell do t’i takojë sërish ndaras liderët e dy vendeve.
Sipas në njoftimi të BE-së, Borrell rreth orës 13:00 do të lëshojë një deklaratë për media.
Musliu: Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ tash Vuçiq e Radoiçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’
Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”, afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin në gjuhën serbe “Mos u brengosni. Këtu jemi. Ju presim”, me simbolin “Brigada e Veriut”.
Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuciq dhe krimineli Milan Radoiciq paraqitën me formacionin e ri paramilitar “Brigada e Veriut”.
Sipas Musliut, shkrimi i këtyre grafiteve është një kërcënim për sigurinë e Kosovës.
“Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ e formacioneve të tjera, tash Vuçiqi e Radoiçiqi paraqiten me këtë formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’. Sado që në plan të parë kjo duket një kërcënim ndaj sigurisë në Kosove, unë më shume po e shoh si një huti dhe përpjekje të kriminelëve serbë për t’ia rritur vlerën Vuçiqit sot e tutje në Bruksel”, shkruan Musliu në Facebook.
Pamje nga takimi Kurti-Vuçiq
Ka nisur takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dialogu në Bruksel, flasin qytetarët e Mitrovicës
Sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. Ky takim vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.
Në lidhje me këtë, Telegrafi një ditë më parë ka qenë në veri të Mitrovicës për të folur me zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku, si dhe qytetarët.
Nis takimi trepalësh Borrell-Kurti dhe Vuçiq
Ka nisur pa përshëndetje e shtrëngim duarsh takimi trepalësh në Bruksel ndërmjet shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në kohën kur po mbahej takimi trepalësh, siç merr vesh Telegrafi në ndërtesën ku zhvillohej takimi ka hyrë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Mësohet se Escobar ka kërkuar nga palët të jenë konstruktiv dhe t’i ulin tensionet.
Ndryshe, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Borrel në një postim në Twitter ka shkruar duhet ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.
“Sot në mëngjes po thërras takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me Borrelin dhe Lajçakun
Presidenti i Serbisë është takuar me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel dhe me Mirosllav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Pas përfundimit të takimeve, pritet edhe një takim trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq.
BE pritet të dalë me një njoftim zyrtar pas përfundimit të takimeve.
Kryeministri Kurti takohet me Borrelin dhe Lajçakun
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot në Bruksel me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel dhe me Mirosllav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Pas përfundimit të këtij takimit, pritet edhe një takim trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq.
BE pritet të dalë me një njoftim zyrtar pas përfundimit të takimeve.
“Mos u brengosni, këtu jemi”, grafite në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës
Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”, afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin, ” Mos u brengosni, këtu jemi”, me simbolin “Brigada e Veriut”.
Ndërkaq, sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë